‘Knut Fleckenstein pritet të zëvendësojë Mira Kazhanin te UKT’

0
234

Ish-eurodeputeti dhe ish-raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein do të jetë këshilltari për integrimin i Kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi. Knut Fleckenstein njihet si ndër mbështetësi më i madh i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij në Parlamentin Evropian.

Gjatë vitetve të tij si raportues për Shqipërinë, Fleckenstein ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngrohta me qeverinë e Edi Ramës.

Në vitet 2017 dhe 2018, Fleckenstein propozoi miratimin e raportit të progresit për Shqipërinë, i cili ishte tejet pozitiv dhe nuk përmendte shumë nga problemet e vazhdueshme të vendit. Në të dyja rastet, propozimi i Fleckenstein-it u ndryshua shumë nga kolegët e tij në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Pas zgjedhjeve, në të cilat Partia Socialiste fitoi më shumicë absolute —sikurse u zbulua më vonë, pjesërisht përmes blerjes së votës në bashkëpunim me grupe kriminale — Fleckenstein deklaroi se: “shumica absolute nuk është rrezik për demokracinë.”

Ai humbi zgjedhjet si eurodeputet në vitin 2019, ku konkurroi në Hamburg si pjesë e Partisë Social-Demokrate gjermane.

Zgjedhja e Fleckenstein si këshilltar i Ruçit u prit me ironi nga media sociale.

“Arritje e qeverisë së Rilindjes në Punësim. Në administratën shqiptare po punësohen tani edhe emigrantë nga Europa. Gjermani Knut Fleckenstein fitoi konkursin për këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë.

Njëherësh Herr Knut do të jete dhe anëtar bordi te Ujësjellësi, vend i lirë pas dorëheqjes së gazetares Kazhani. Ai është i ri e mban ngarkesë pune, nuk është si policët që kanë mbushur moshën 55 vjeç e duhen larguar. Pritet edhe një bashkim familjar me gruan apo një martesë për t’u sistemuar përfundimisht në një nga vilat e fshatit kapitalist Rolling Hills. Shkesi Gramoz po qep kostumin e mblesërisë,” shkruan gazetari Ylli Dylgjeri.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here