Standard.al

Është një nga lojtarët më të lakuar në merkato, Vidal thyen heshtjen

0

Arturo Vidal është një nga emrat më të përfolur në merkato, një lojtar që këtë periudhë është lidhur shumë me një rikthim të mundshëm në Serie A. Në kushtet e reja të vendosura nga Covid-19, kjo merkato vere pritet të fokusohet në shkëmbim lojtarësh për të minimizuar pagesat kesh. Vidal është një nga “xholat” që Barcelona ka në dorë për të arritur tek Martinez e Pjanic. Ndryshe nga se flitet, Vidal ndihet i lumtur në Barcelonë dhe as që ka ndërmend të largohet:

Vidal

“Jam shumë i lumtur dhe ndihem komod në Barcelonë, sigurisht që dua të vazhdoj këtu. Jetoj në një qytet të bukur, fëmijët e mi po rriten mirë, po shkojnë mirë në shkollë. Shoh nënën time të lumtur dhe kjo më bën edhe mua të lumtur. Tani jam më i përgatitur se kurrë, jam i lumtur dhe kam shumë shokë në dhomat e zhveshjes”, u shpreh Vidal me anë të një postimi në faqen e tij në Instagram. Vidal mbetet një objektiv i Antonio Conte, një lojtar të cilin trajneri i Inter e kërkoi edhe gjatë merkatos së janarit ndërsa në Torino për të ka gjithnjë një vend nëse Barcelona vendos ta përfshij në negociata për transferimin e Miralem Pjanic.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.