Standard.al

Dashamir Shehi: SHBA-ja duhet të zbulojë se Rama është djalli

0

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka komentuar deklaratën e bujshme të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi.

“Nëse bëhet ndonjë marrëveshje me djallin, ky është Rama. Këtu në Shqipëri e ka çdo gjë Rama. Parlamentin ku merren vendimet e ka Rama. Tani opozita nuk mund të luajë më një rol për Reformën në Drejtësi. E them me dhimbje këtë punë. I gjithë zullumi është në krahun e Ramës. Ambasadorja ka të drejtë të shqetësohet sepse me Ramën çdo gjë mund të ndodhi”.

“Besoj se ambasada ka më shumë informacion por faktikisht lojtarë në fushë ka vetëm një. I ka dhënë të gjitha sinjalet. Djalli do u duket engjëll këtyre kur ta zbulojnë se kush është”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.