Budina thirrje qytetarëve që të ngrihen për të rrëzuar qeverinë/ Të bashkohemi që presidenti të shpërndajë Parlamentin…

0
133

Nga Durrësi, regjisori Edmond Budina i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen për të rrëzuar qeverinë, e cila shembi Teatrin Kombëtar.

Sipas Budinës, nëse i gjithë populli ngrihet dhe bashkohet, Presidenti Meta do ta shpërndajë Parlamentin.

Edmond Budina: Në 17 maj u vra demokracia, u vendos diktatura e mafies, prandaj ne jemi këtu, të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë antikombëtare. A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar. E kanë shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Ne të gjithë duhet të ngrihemi, të protestojmë dhe ta largojmë këtë bandë. Ky parlament është i paligjshëm, duhet të shpërndahet sa më parë. Presidenti e tha, nëse populli do të ngrihet i gjithi ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë, ngrini kokën. Ata përpiqen me çdo mënyrë dhe kusht që të futin përçarje mes popullit. Të ngrihemi dhe ta përmbysim këtë klikë.

Ndërsa Robert Budina i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shesh, deri në largimin e qeverisë.

Robert Budina: Po të rrini në shesh keni të drejtën tuaj. Ju lutem mblidhuni këtu. Do na jepni krahë. Ne duam të kthejmë tempullin e protestës, jo vetëm të kulturës. Mos i lini këta kafshë t’ju lënë pa bukë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here