Altin Goxhaj nxjerr foton epike: Popuj në duar Piktorësh të Dështuar!

0
130

Nga: Altin Goxhaj

Gjermania para 1933 i kishte punët mos më keq! Por ata s’kishin pa asgjë akoma!

Në 1945 Gjermania ishte rrafshuar, zvogëluar, shfarosur dhe turpi i krimeve naziste është sport regjizorësh për qindra filma/vit ku gjermani i lig apo i poshtër parodizohet në çdo fantazi në gjithë Europën & SHBA prej 75 vjetësh! Siç thotë Tarantino te Inglorius Bastards “do ju vëmë një shenjë në ballë që të mos harroheni kurrë se kush jeni” dhe vazhdon për 75 vjet që robtë duan të shohin “filma me gjermanë” të këqinj!!!

Një piktor i dështuar që aktronte para popullit i bëri gjëmën më të tmerrshme Gjermanisë dhe një ndër popujve më vital në botë. Por ata u ringritën gjths aty ku u takon sps mësuan nga gabimet e tyre.

Ky Bastardi ynë dje dha shfaqje si mbret-spektator dhe si klloun-aktor njëkohësisht, në Teatrin e tij Mbretëror duke sfiduar inteligjencën dhe dinjitetin e gjithkujt pasi e ka rrënuar ekonominë, Shpopulluar Shqipërinë, rrafshuar krenarinë dhe identitetin kombëtar!

Ajo që i bëri Piktori i dështuar Gjermanisë rezultoi e tmerrshme dhe e papreçedentë në 1000 vjet histori gjermane, por gjths në fund të fundit e rikuperueshme sipas aktualitetit.

Kjo që po bën Piktori ynë bastard, mund të rezultojë si dënim kapital për shqiptarët duke e kthyer Shqipërinë në një shprehje gjeografike. Ns nuk e ndalojmë!

(Foto marrë ngapostimi i Rigers Myteveli)
Fotografia e Avokati Altin Goxhaj

 

Fotografia e Avokati Altin Goxhaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here