Kryemadhi merr me vete një filxhan në emision me logon e Teatrit/ Me prishjen e teatrit Rama ra në kurth…

0
100

Teksa mbante para saj një filxhan çaji, të stampuar mbi të pamjen e Teatrit Kombëtar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se me prishjen e teatrit Rama ra në kurth, varrosi Edi Ramën dhe se teatri do të ngrihet aty ku ishte.

Kryemadhi deklaroi në “Open” se që ta mbrojë Teatrin duhej një ushtri sepse policët ishin me armë në brez.

“Po t’ju ktheheni deklaratave do të shikoni që unë them dhe 10 mijë veta po të jemi këtu ai do ta shembë apo jo? Jemi koshient dhe e dimë shumë mirë sepse do hidhte gaz lotsjellës dhe njerëzit do të largoheshin. Që ta mbroje Teatrin duhej një ushtri sepse ju e patë që dhe policët që më shoqëruan mua ishin me armë në brez. Edhe pse në raste të tilla nuk lejohen me armë. Patë FNSH që ishin me automatikë. Se kë do vrisnin ata ty? Pra Renea është për aksion asgjesimi të një njeriu që kërkohet për terrorizëm, për organizim kriminal etj.

Dhe në fakt unë isha prezent, z.Basha erdhi pak më vonë, nuk ka rëndësi, qëndrimi nuk ka të bëjë që ne vetë do shpëtonim Teatrin. Edhe vetë aktorët e dinin që nuk do ta shpëtonin Teatrin. Por ne mendonim që Edi Rama do ishte aq i mençur sa mos të binte në kurthin, që ai që mendon që varrosi Teatrin në fakt, e varrosi Edi Ramën. Ai vërtetë prishi një godinë e cila do të ringrihet përsëri aty me të njëjtat projekte, me të njëjtat plane dhe të njëjtën shtrirje, përveç se krijoi një zhgënjim të madh te të cilët i përdori, ajo që dua të them është që tregoi dhe fytyrën e vërtetë të tij sepse nuk kishte europian që të besonte që Edi Rama shkel ligje, shkel të drejtat e njeriut. Dhe tani më thoni mua se mirë ne të opozitës “jemi të papërgjegjshëm” po me Teatrin ç’pati. Si ajo shprehja Po me urën ç’patën xhanëm. Çfarë të keqë i sillte Teatri?

Nuk vajti asnjëherë te Teatri. Dhe pse nuk vajti? Sepse nuk donte që këta që thonë kështu, të thonin që kjo është politike. Teatri nuk është politikë. Jam shumë kurioze ta di kush e thotë këtë gjë. Janë gjithë grupi i Erion Veliajt dhe i Edi Ramës. Sepse kur Monika Kryemadhi u largua pse u morën të gjithë pronarët e televizioneve në telefon dhe thonim hiqeni videon. Dhe japin të gjithë atë videon që eci unë me policët, po nuk jep asnjeri atë videon sesi më tërheqin policët mua zvarrë për të më larguar nga pjesa aty.

Jo nuk e ka asnjë, se nuk lejoheshin kameramanët për të filmuar, e ka vetëm Policia e Shtetit, për ta përdorur në procedimin penal. Kështu që mua nuk më shqetëson sepse unë atje nuk jam për të mbrojtur Teatrin se kam hallin që të më votojnë mua.

Unë dal për votën dhe për kauzën time politike, ndërsa aty nuk jam as Monika Kryemadhi, nuk jam as kryetare partie, nuk jam as politikane, aty jam një gocë Tirane, e lindur në 9 prill të 1974, te kompleksi i pallateve Shallvare, 200 metra larg Teatrit Kombëtar, që është rritur me duartrokitjet e Teatrit Kombëtar. Kjo është Monika aty.

Dhe normal që njerëz që nuk kanë shkelur kurrë në atë Teatër, sigurisht që kanë këtë merak. Nuk më krijon asnjë lloj problemi. Unë betejën time për Teatrin nuk e kam të zihem me policët e Sandër Lleshajt, as me Policinë e Shtetit që jetojnë për bukën e gojës, por e kam me popullin shqiptar që të marr sa më shumë vota, të largoj Edi Ramën dhe të ndërtoj edhe njëherë Teatrin ashtu siç ishte, nga fillimi siç kemi dhënë fjalën”, deklaroi Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here