Habit Kryemadhi: Merrni tabulatet e telefonit të Edi Ramës, më vjen mirë që ambasadorja amerikane e kuptoi shpejt…

0
106

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është pyetur mbrëmjen e sotme për deklaratën e Yuri Kim në lidhjen me reformën mnë drejtësi dhe një marrëveshje të mundshme të fshehtë mes palëcve për sabotimin e saj.

Kryemadhi tha në “Open” se i vjen mirë që ambasadorja ka filluar edhe pse në një kohë të shkurtër të kuptojë realitetin në Shqipëri, ndërsa shtoi se ka kohë që e ka thënë se ka një marrëveshje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi.

“Në fakt mua më vjen mirë që ambasadorja amerikane që edhe pse në një kohë të shkurtër filloi të kuptojë realitetin këtu. Unë ka kohë që e kam thënë që ka një marrëveshje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi. Bëhet katër vjet nga Reforma në Drejtësi dhe ne akoma nuk kemi institucione të ngritura. Kemi parë që qytetarët e thjeshtë që protestojnë për liri arrestohen, dhe lirohen banditët.

Nxitimi i Ramës për të shkruajtur menjëherë pas deklaratës së ambasadores tregon që mazhoranca është munduar ta kapë. Marrëveshja është midis Edi Ramës dhe atyre që e kontrollojnë Reformën në Drejtësi. Bandat dhe kríminelët. Mjafton të merren tabulatet e telefonit dhe whatsapp të kryeministrit. Prokurorë, gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Ekziston një marrëveshje mes Edi Ramës dhe kriminelëve”, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here