Analisti përplaset ashpër me Ramën: Do të kesh fundin e një diktatori!  T’i qitët sytë ishalla…. Keni dhūnuar ndërgjegjen e një kombi të tërë

0
103

Analisti Agron Gjekmarkaj është përplasur ashpër me kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”. Gjekmarkaj ja përplasi në sy Ramës, teksa i tha se ai ka uzurpuar çdo virmë e vulë në këtë vend.

Analisti paralajmëroi Ramën se e pret fundi i një diktaktori, ndërsa ky i fundit vijoi të mohojë dhūnën e ushtruar nga policia në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Debati i plotë:

 

Alfred Lela:Pse duhet të sillesh si i kreshterë kur ju jeni xhahili? Thua duhet ta kishin godit edhe me shkop gome.. ku i gjeni këto standarde, do të tregohem etik të të them më godit prapë?

Edi Rama: Doni apo nuk doni ju, unë jam kryeministri i Shqipërisë. Ju e kujtoni popullin shqiptar budalla, ju mendoni se shqiptarët i hanë brockullat me atë video, ju jeni viktima imagjinare të një regjimi imagjinar.

Agron Gjekmarkaj: Lela ka bërë heroizëm shtetëror, ju qenkeni drejtuesi i asaj dhūne

Edi Rama: Policia e shtetit nuk është leckë që ta tërhiqni ju kur të doni dhe si të doni. Që goditja e godinës së teatrit ju ka goditur edhe juve unë e kuptoj, që s’më lini të flas tregon që jeni rëndë, nga dështimi i turpshëm i gjithë atij skenari skandaloz.

Agron Gjekmarkaj: Do keni një fund diktatori keni uzurpuar cdo vulë e firmë në këtë vend.

Rama: Padre mund të flas unë? Sapo e përmende Jezu Krishtin…

Agron Gjekmarkaj: T’i qitët sytë ishalla. Keni dhūnuar ndërgjegjen e një kombi të tërë!

Edi Rama: Më lër ta mbaroj padre, po i the të gjitha do i thuash sërish se të njejtën gjë thua…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here