Vasili: Rikonstruksioni i Teatrit pjesë e programit të Ramës. Ka dashur të sabotojë marrëveshjen për reformën zgjedhore

0
101

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi sot në “Real Story” në News24 se rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar ka qenë pjesë e programit të kryeministrit Edi Rama në vitin 2013.

“Ndërtimi i një rruge kompromisi dhe gjetja e zgjidhjeve që ulen në tavolinë është e kundërta e asaj se si i shikon gjërat Edi Rama. Shitblerja e votave krijon një dramë të madhe. Krijimi i një momenti të tillë politik patjetër që e ka përkeqësuar dukshëm klimën. U duk që me një sforcim shumë të madh, nga ana jonë në radhë të parë ne arritëm të bëjmë një sakrificë të madhe, të ndërtojmë disa instrumente për të ecur para.
I vetmi i çinteresuar për këtë gjë ishte Edi Rama, që po ecnim para e shqetësonte. Lista e shkeljeve të tmerrshme të ligjit do ishin skandaloze për një ndërmarrje të vogël private dhe jo këta.
Në 2013 kur PS kthehej në pushtet një nga elementet e programit të saj ka qenë një rikonstruktim i plotë sipas standardeve europiane të Teatrit Kombëtar. Ky premtim nuk është i imi, është i tiji. Ka shqiptarë më që nga ky premtim shikon një sjellje naziskine.
Të shembësh një objekt pa respektuar dhe kohën e ankimit. E gjithë kjo hipokrizi elektorale, dhunim i ligjit, për sjelljet nuk kam çfarë komenti të bëj se nuk u kursyen as kolegët tuaj, kjo është shtazarake. Edhe për sa i përket propozimeve, edhe në momentin kur rifilluam pas kufizime, ju e dëgjuat deklaratën mua nuk më interesojnë propozimet e opozitës më intereson të shoh pak rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ka dashur ta sabotojë”, deklaroi Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here