Standard.al

“Nëse nuk shembim këtë monument të së keqes, po lodhemi kot”, Dash Shehi bën thirrje nga sheshi: Duhet të përshkallëzojmë protestat

0

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar, Dashamir Shehi, nga protesta e Aleancës për Teatrin, tha se opozita duhet që ti përshkallëzoje protestat, pasi këtu ka rënë shteti.

Shehi tha per Fax news Rama ka bërë gabime edhe më të mëdha se kjo dhe ky akt mund të konsiderohet si një pikë për t’u mbushur gota.

“Këtu ka rënë shteti dhe ne duhet të shkojmë të mbrojmë shtetion shiqptar unë gjykoj se duhet të shkojmë në një fazë tjetër rezistence. Për sa kohë që nuk ka shtet nuk do të ketë as drejtësi. Gjithë këshilli bashkiak janë funksionarë të shtetit. Të gjitha isntitucionet janë mbledhur në dorë të Edi Ramës. Nëse nuk shembim këtë monument të së keqes, do të lodhemi kot duke mbrojtur monumente të së mirës. Rama ka bërë gabime më të mëdhaja. Kjo mund të konsiderohet si një pikë për t’u mbushur gota. Dhe ai e ka mbushur.”- tha Shehi.

Sa i përket reagimit të ndërkombëtarevë në lidhje me çështjen për Teatrin Kombëtar, Shehi tha se Rama nuk mund të mbrohet dhe ato tashmë e kanë kuptuar.

“Pothuajse të gjitha kanë reaguar në një farë mënyrë. Deri dje këtë hajdut e kanë përkedhelur, por ky udhëheq drogën. Këtë rradhë e kanë kuptuar se ky djali përveçse është i keq është edhe budalla. Ky personazh nuk mund të mbrohet. Ne për sa kohë qën uk fitojmë një ndërgjegjie tonën, ditët që ta fitojmë, ndërkombëtarët do të kuptojmë se nuk kemi të bëjmë me delet.

Në shumë vite janë bërë shumë kauza, për të mbrojtur shtëpinë e përbashkët. Aleati i madh shpresdhënës i opozitës shqiptare është qytetari i ndershëm. Opozita ka nevojë për një komunikim me qytetarët, me njerëzit që duan të drejtën, duan ligjin. Nëse do ta konsiderojmë opozitën si një shumatore partish është një moment shumë i gabuar.”- tha Shehi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.