“Ne nuk jemi popull derrash”, aktivisti: Shqipëria po zgjohet, ky është 21 janari i Edi Ramës!

0
131

Aktivisti Koloreto Cukali në fjalim e tij ne protesten e Taetrit, foli  për diktatura moderne, të cilat vijnë me votë, por nuk duan të ikin me votë.

Ai tha se dhe ky është 21 janari i Edi Ramës.

Koloreto Cukali: Diktaturat moderne vendosen pak nga pak çdo ditë. Diktaturat moderne vijnë në pushtet me votë. Por pasi vijnë në pushtet me votë nuk duan të ikin me votë. Më pas kërkojnë armikun. Pushteti aktual e ka gjetur armikun, mediat dhe gazetarët.

Hapin e parë e kemi bërë. Hapi i parë është që ne nuk jemi një popull indiferent. Ne nuk jemi popull derrash. Ne jemi këtu sepse gjithsecili ka një evropian të vogël brenda vetes.

Unë mendoj se Shqipëria po zgjohet dhe besoj se ky është 21 janari i Edi Ramës. Unë besoj që miti i ndërtuar me kujdes që thoshte se “Berisha të vret në bulevard, kurse ky jo” mendoj se ra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here