Dylgjeri publikon denoncimin, i ‘del boja’ Veliajt: Bashkia nuk është pronare e godinës së Teatrit Kombëtar, por vetëm e “Spahivoglit”

0
107

Analisti, dhe gazetari Ylli Dylgjeri,  ka publikuar ne rrjetin social Facebook denoncimin e bere nga avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj.

Fakte te reja e te renda kane dal ne pah, duke i nxjerr keshtu bojen kryetarit Erion Veliaj.

Avokati ka nxjerr faktet, se ne te veretet Bashkia nuk eshte fare pronare e Teatrit Kombetar, por vetem e Teatrit eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’.

Nje e vertet tjeter e dhimbshme kjo, e cila e ben shumefish fajtor Veliajn per aktin e pashembullt ndaj godines se kultures dhe artit.

Postimi i plote:

Denoncohet Skandali: Bashkia nuk është pronare e godinës së Teatrit Kombëtar, por vetëm e “Spahivoglit”

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka denoncuar me fakte të reja sipas tij paligjshmërinë e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Lapaj, duke cituar dokumente, tha se Bashkia ka marrë nën pronësi vetëm truallin dhe godinën e Teatrit Eksperimental, por jo atë të godinës së Teatrit Kombëtar.

Adriatik Lapaj: Bashkia e Tiranës nuk është bërë asnjëherë pronare e asaj godine dhe ky është një ndër faktet e reja që ne do nxjerrim. Aty ka pasur 2 godina, ndërsa Bashkia e Tiranës është bërë pronare e vetëm njerës godinë, me sipërfaqe 1126 metra katrorë. Ndërkohë që godina tjetër që është mbi 2000 e ca metra katrorë. Të dyja këto godina janë mbi 3000 metra katrorë ndërtim, ndërsa Bashkia është bërë pronare me VKM vetëm e 1126 metra katrorë. Këshilli Bashkiak ka marrë një vendim për një pronë që nuk e kishte në pronësi.

Akti i ekspertizës është i datës 23.03.2018 nga Instituti i Ndërtimit dhe përcakton pse ky Teatër nuk i plotëson kushtet teknike, që njëri është edhe tërmeti që u provua se nuk e gjeti gjë.

Po ashtu, Lapaj shtoi se 3 nga 5 ekspertët e Institutit të Ndërtimit që vlerësuar godinën e Teatrit në 2018, nuk kanë qenë fare të kjo godinë.

Adriatik Lapaj: Ndërkohë, më datë 13 maj 2020, pas kalimit me VKM të pronësisë te bashkia, kryetari i bashkisë së Tiranës, i drejtohet me një shkresë Institutit të Ndërtimit me një shkresë për vlerësimin teknik të godinës. Në bazë të kësaj shkrese është marrë vendimi i këshillit bashkiak.

Kjo shkresë është firmosur nga 5 ekspertë, dy nga të cilët kanë qenë të Teatri i vitit 2018, ndërkohë 3 prej tyre nuk kanë qenë në terren kurre, ndërkohë që në 2020 në aktin e dytë të ekspertizës, ata kane firmosur pa shkuar fare. Ky është shpërdorim detyre. Këta nuk kanë qenë te godina fare se ishte e uzurpuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here