Arkeologu tregon dokumentet: Teatri Kombëtar i rëndësisë së veçantë historike

0
135

Arkeologu, Apollon Baҫe i ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, tha se ekzistojnë 3 dokumente që vërtetojnë se Teatri Kombëtar ka qenë pjesë e rëndësisë së veçantë historike të Tiranës.

Baçe: Me 13 prill të vitit 2000 me propozim të Ministrit të Kulturës Edi Rama, dhe firmën e kryeministrit të asaj kohe, Ilir Meta, përcaktohet qendra historike e Tiranës ose më saktë, shpallje ansambël monumental kulturor e qendrës Historike Tiranë, dhe përfshihej edhe Teatri.

Me datën 12 prill 2017, ngushtohet kjo zonë historike, dhe me datën 21 prill bëhet një tjetër dokument ku firmos Edi Rama, në të cilën sillet po e para.

Atëherë kemi të bëjmë me një Odise tepër interesante. Në vitin 2003 del një ligj 9048 në të cilën kërkohet emërtimimi nominal, emër për emër. Me 18 maj 2004 kemi, numër 17 Teatri Kombëtar, edhe një herë tjetër na kërkohet që të bëhet ky emërim dhe numri 44 është Teatri kombëtar. KUR Unë ik nga Instituti i Monumenteve, vjen zonja. Dollani, kjo e fut në listën e   monumenteve të cilët janë në objekte të mbrojtjes paraprake të Tiranës. Pra, kemi 3 dokumente që e vërtetojnë që Teatri është pjesë e rëndësisë së veçantë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here