Standard.al

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali i përbërë nga shqiptarë, serbë e italianë/ Sekuestruan marijuanë e kokainë

0

Policia italiane ka arrestuar 5 persona, si pjesë e një bande të  trafikut të  lëndëve narkotike në Verona të  Italisë .

Grupi i trafikantëve përbëhej nga shqiptarë, serbë  dhe italianë. Në pranga ka përfunduar një serb 36 vjec, katër shqiptarë të  moshave midis 35 dhe 50 vjec, të  cilët jetonin në zonën e Veroneses. Dyshohet se ky grupim kriminal trafikonte drogë në  këtë zonë, raportojnë  mediat italiane.

Ndërsa, policia ka hetuar 16 persona të tjerë , së  bashku me të  arrestuarit. Operacioni eshtë  finalizuar tashmë , ndërsa hetimet kanë nisur qënë  shkurt 2016, kur janë  konstatuar nga karabinieria afërsisht 200 kilogramë  drogë  gjithsej, e dyshuar e gatshme për trafikim.

Karabinierët kanë sekuestruar më shumë se 177 kilogramë  marijuanë  dhe 1.7 kilogramë  kokainë . Gjatë  operacionit, policia prangosi edhe 7 të  tjerë  në  kushtet e flagrancës. Autoritetet italiane kanë  mbajtur nën vezhgim lëvizjet e bandës dhe në  fund kanë  ndërhyrë , duke kryer edhe arrestimet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.