Gazetari i ekonomisë tregon të vërtetën: Projekti për Teatrin e ri, e njëjta skemë si ajo e Unazës së Re

0
136

Për gazetarin e ekonomisë, Klodian Tomorri, mënyra si po veprohet me Teatrin Kombëtar i ngjan skandalit të Unazës së Re.

“Është e çuditshme dhe nuk është rasti i parë që ndodh në Shqipëri. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në skandalin e Unazës së Re, projekti ishte bërë nga një kompani dhe i ishte dhënë qeverisë i gatshëm. Nuk duhet të ndodhë kështu. Nuk ka raste kur një kompani ofron një projekt falas sepse do të kishim konflikt interesi ose ka disa interesa të fshehta. Veliaj pranoi se është i njëjti projekt. Ai tha se nëse është nevoja, ne do të blejmë nga kompania projekte. Ka vetëm një rrugë për ta bërë këtë: përmes tenderit. Si mund ta marrësh një projekt që në fillim është shpallur? Kjo tregon atë që ne e kemi ditur prej kohësh për Teatrin”, tha Tomorri për televizonin Tv T.

“Nuk është se ka ndonjë gjë e keqe që prezanton një projekt pa siguruar financim. Kemi parë vepra që janë tenderuar kur në buxhet ka patur vetëm 100 milionë lekë. Këtë praktikë institucionet e ndjekin rëndom dhe kjo krijon ato që ne i njohim si borxhe të prapambetura”, tha ai.

Sidoqoftë, është e pritshme që kostoja e ndërtimit të teatrit të ri të rëndojë në xhepat e taksapaguesve. Për më tepër, sipas Tomorrit, gjasat janë që kullat e parashikuara në krye të herës do të ndërtohen.

“Të shohim si do e sigurojë bashkia kredinë prej 30 milionë euro, pasi Bashkia e Tiranës nuk është aq e besueshme sa të dalë në treg dhe të japë siguri për një fond të tillë, me siguri që do të mbështetet nga qeveria, pra edhe nga taksapaguesit. Skemë e re, teatri me paratë e taksapguesve dhe kullat me shumë gjasa do të ndërtohen”, tha ai.

Sa u takon kullave dhe ndërtimeve të reja në përgjithësi, sipas Tomorrit, për përmasën e tyre flet trefishimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë.

“Në vetëm 3 vjet ka trefishim të kësaj takse. Buxheti i bashkisë ka një varësi nga kjo taksë. Ne e kemi parë se çfarë ka ndodhur me kullat në Tiranë. Në 3 vjet, vlera e ndërtimit është rritur 3-fish. Nga vijnë këto para, nuk kemi një burim zyrtar, por nuk është e vështirë se çfarë e financon. Kemi pasur një sërë jo vetëm aludimesh për para që nuk kalojnë në kanalet formale të ekonomisë”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here