Edi Rama ka shuar çdo shpresë, të dorëhiqet!

0
132

Nga Harry Bajraktari

Shqiptarët që krenohen me historinë e tyre kulturore, e kanë dënuar prishjen e Teatrit Kombëtar Shqiptar.
Unë bashkohem me ta në zemërimin e tyre të dhimbshëm dhe të ligjshëm. Teatri ishte një nga pikat më të njohura të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Artistët dhe drejtuesit e shoqërisë civile luftuan për më shumë se dy vjet për ta ruajtur atë, por zëri i tyre u pushua, dhe protesta e tyre u shtyp me forcë.
Ndërsa vendet dhe qytetet në të gjithë botën investojnë në ruajtjen e monumenteve të tyre, bashkia e Tiranës ka një rekord të shkatërrimit dhe zëvendësimit të tyre me godina të mëdha komerciale. Duket se pas kësaj përpjekjeje janë lidhjet e dyshimta midis biznesit dhe politikës. Specialistët dhe ligjet urbane nuk merren parasysh.
Sidoqoftë, fajtori kryesor është përsëri Kryeministri Edi Rama, i cili u përfshi personalisht në këtë projekt. Ai shfrytëzoi ditën e fundit të bllokimit të imponuar nga kriza COVID-19 për prishjen e teatrit, duke injoruar thirrjen e Bashkimit Evropian për dialog dhe mirëkuptim me artistët.
Ai veproi si një hajdut në errësirë, duke planifikuar prishjen në mënyrë të fshehtë në orëm 3:00 të mëngjesit, kur Tirana ishte në gjumë. Kryeqyteti u zgjua mes pranisë së shumtë të policisë dhe bllokimit të hyrjes për në qytet. Si shpeshherë, ai e përdori epideminë si arsyetim për lëvizjet e tij.
Gjatë sundimit të tij, demokracia e vendit është dobësuar, korrupsioni është rritur dhe fjalës e lirë është shtypur . Kryeministri Rama e ka çuar vendin drejt shkatërrimit dhe qeveria e tij ka humbur të drejtën morale për të sunduar Shqipërinë.
Ky sulm kundër trashëgimisë historike dhe kulturore të kombit është kashta e fundit. Kjo ishte shuarja e çdo shprese të qëndrueshme për kthimin në normalitet nën qeverinë e tij. Kjo sjellje diktatoriale që rrëzon vullnetin e njerëzve dhe autonominë e institucioneve duhet të ndalet. Palegaliteti i këtij akti shton krizën e thellë politike që vazhdon në Shqipëri.
Është koha që Edi Rama dhe qeveria e tij të japin dorëheqjen. Një qeveri teknike duhet të udhëheqë Shqipërinë ndërsa vendi përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Kjo është mënyra e vetme që vendi të kthehet në rrugën e demokracisë pas viteve të mosbesimit të thellë, ndarjes dhe korrupsionit. Rama, Ik!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here