Fjala e Budinës, e para në protestë: SPAK të hetojë ‘tentativën e vrasjes’ së artistëve, shembja e Teatrit bumerang për qeverinë

0
88

Regjisori Edmond Budina hapi zyrtarisht protestën para Teatrit Kombëtar, nga i cili tashmë kanë mbetur vetëm rrënojat.

Budina: “Ftojmë ministrin e Brendshëm, ftojmë SPAK, që të hetojë këtë ngjarje, pasi ishte tentativë për vrasje, të artistëve që ishin brenda teatrit. Sot kontaktuam me faktorin ndërkombëtar, dhe kërkuam që të zbardhet kjo ngjarje dhe pse u sulmua kultura në këtë ditë gjatë kohës së pandemisë. Deri tani sigurisht kemi marrë një mbështetje, kjo ngjarje nxori në pah sistemin e drejtësisë. Ju jeni sot të shumtë në numër këtu, pasi simbolika e teatrit kombëtar, ishte qëndrimi në këmbë i demokracisë shqiptare. Pasi ajo godinë u shemb me ligje antikushtetuese. Ne u detyruam që të mbronim fizikisht godinë dhe u gjendëm të vetëm, pa asnjë mënyrë se si ta zgjidhnim. Dhe në mënyrë të tërthortë ne përcollëm problemet e demokracisë shqiptare. Ja pra që kjo godinë nuk ishte halli jonë, por dhe halli juaj. Shembja në mënyrë mafioze me goditje të përqendruar, nga ana e qeverisë, ishte për t’ju thënë juve se; “qytetaria ka vdekur”. Ishte për t’ju treguar juve se “ne nuk jemi të aftë t’ju sigurojë të drejtat”. Pra “ju nuk ekzistoni dhe Shqipëria nuk bëhet më”. Ata kujtuan se do shembnin godinën dhe se do ta bënin në mënyrë fizike. Por ajo ndërtoi një simbolikë më të fuqishme. U kthye në bumerang për qeverinë shqiptare. Ne një pjesë e aktivistëve, qytetarëve, njerëzve të kulturës, jemi këtu për të mbrojtur, për të vënë në krah dhe pah vlerat e qytetarisë shqiptare. Pjesëmarrja juaj e tregon më së miri. (dëgjohen kapsolla) Ju lutem të tregojmë qetësi, Nuk jemi këtu kundër policisë. Ndaloni provokimet, urgjent. Ndaloni provokimet se nuk ka pikën e kuptimit. Është një lojë e pushtetit. Ne këtu nuk jemi për asnjë parti. Të dashur qytetarë, mbrojtësit e teatrit, nuk kanë ardhur këtu për protagonizëm politik. Nuk kemi asnjë interes politik. Qëllimi ynë i vetëm është zgjimi i qytetarisë. Armiku numër një nuk është vetëm qeveria që kemi në krye, por edhe mënyra se si ne jemi përleshur me njëri-tjetrin. Stop, tregoni vlerat e kulturës me njëri-tjetrin. Palët politike kanë detyrën se si të tregojnë mënyrën se si të ecë para vendi.”, tha Budina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here