Reagimi epik nga Ardit Gjebrea për shembjen e teatrit: Nuk e mbrojtët dot godinën sepse nuk keni mbrojtur artistët…

0
114

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u shemb Teatri Kombëtar. Kjo ngjarje ka shkaktuar mjaft polemika dhe trazira tek qytetarët. Së fundmi ka reaguar edhe moderatori i njohur, Ardit Gjebrea gjatë emisionit e “E diela shqiptare”. Ai thotë se sot ishte shumë vonë për të mbrojtur ndërtesën e teatrit, kur në fakt aktorët janë lënë në harresë për vite me radhë.

“Sot dita nisi papritmas me një ngjarje kulturore, që do thoja është edhe politike. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb, por shembja e vërtetë është mungesa e kujdesit prej shumë vitesh për komunitetin që ka mbajtur gjallë breza të tërë. Për atë komunitet që ka fituar duartrokitjen, nderim, respekt, por që pas viteve të demokracisë nuk pati kujdesin e një strategjie që të ecte paralel me zhvillimin e biznesit, të ekonomisë dhe të lulëzonte siç artistët vërtetë meritojnë.

Harresa ose lënia pas dore sot solli mëngjesin e sotëm… Është shumë vonë, nuk e mbrojtët dot godinën sepse nuk keni mbrojtur artistët që e kanë mbajtur këtë godinë prej kohësh. Dikur zgërdhinit dhëmbët kur Kryeministri i sotëm bënte batuta për Violeta Manushin, që ishte njësoj sikur të shpotitje një brez që i ka dhënë vlerë mureve që u shembën sot. Kush ka më shumë rëndësi? Muret apo njerëzit? Kush i jep vlerë institucionit?

E nëse nuk je kujdesur për ta, e nëse nuk ulërin dhe të vritesh për artistët, është shumë pak sot të mbrosh pasojën e veprën që mban emrin artist teatri. Duhet që politikanët të ndërtojnë një politikë të caktuar për teatrin, të gjithë bashkë, që do të thotë për artistët e teatrit. Duhet që ne të mbushim sallat që ata të marrin frutin e djersës së tyre”, u shpreh Ardit Gjebrea.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here