Bravo Edi! Ti sot e vendose diktaturën post moderne, por jo i vetëm ama…

0
175

Nga dita e shembjes së Teatrit, tani kështu do shënohet, liria jonë është nën pranga speciale, të derdhur nga dyshja barbare Edi Rama dhe Erion Veliaj. Të gjithë panë se si në orën më ideale për hajdutët, kriminelët, ajo e 04.00 të mëngjesit, kur ju të dy, i dhatë gaz fadromës të komanduar pak metra nga Teatri Kombëtar nguli turinjtë në babëzi për shkatërrim. U shemb ajo që shënonte simbolikën e katarahurës së kësaj qeverisjeje, krimin ekonomik, uzurpimin e pronës publike, aferat e ndyra sorriste… Por Ponc Pilati lan duart dhe mëkati rëndon mbi të tjerët, ata që të vrasin natën të qajnë ditën.

Vrasja e Teatrit është njolla më e errët në këto vite demokraci që do t’i faturohet këtij kryeministri, duke finalizuar ëndrrën 22-vjeçare të ekzekutimit të kulturës, simbolikës së saj, mu në qendër të kryeqytetit. Ti nxënësi më i mirë i Enverit dhe Valdetes, ti o bir besnik i Xhorxh Sorrosit të duartrokas për aktin sublim, për sakrificën tënde për të lëpirë kushedi në ç’sahanë të ndyrë në Evropës… Bravo o Edi, ti sot e vendose diktaturën postmoderne, por jo i vetëm ama.

I ndihmuar edhe nga sivëllezërit e tu evropian dhe amerikan që kanë baba Xhorxh Sorrosin, armikun e betuar të vlerave të njeriut konservator, që beson në Zot dhe në traditë kulturore.
Ju që çoni flamujt e perversionit në mes të Tiranës, me ylberë, duke e valëvitur në ditën më të zezë, më të shëmtuar për historisë së saj.

Teatri është histori, është tashëgimi, është vlerë është Frymë që ju faqezinj nuk mund t’ja ndalni dot. Teatri është i gjithë qytetarëve dhe ju keni bërë vrasjen e tij. Njëlloj si babai yt o kryeministër, ti bërë një shembje makabre, baraz me varjen e një njeriu në mes të qytetit.
Për ju evropianë do më vijë turp, që nuk ndalët këtë diktaturë.

Më vjen turp për ju Soreca, për të menduarit tuaj të vonë. Ta dini ju o evropiane, veçanërisht ju z. Soreca se shqiptarët shënuan ditën e tyre më të zezë. Historia e godinës së Teatrit Kombëtar mund të intrigojë fantazinë e çdo kureshtari. Ai nisi si dopolavoro, mjedis argëtimi për fashistët, që na kishin pushtuar…por ajo ka një histori të përtejme, u bë për 40 vite një shtëpi për aktorët, që u dhanë jetën personazheve më të rëndësishëm evropiane e botërorë, po në këtë ndërtesë u bënë gjyqet mizore të diktaturës shqiptare, po në këtë skenë u thurën himne regjimit…Eshtë një Teatër që e ka bërë komplekse historinë tonë.

Ky Teatër, kjo histori do na mungojë si dëshmitare se nga kemi ardhur e kush jemi. E kuptoj se një pjesë donte ta shembte, e një pjesë kërkonte ta mbronte – përse të mos respektoheshin këta artistë, që donin këtë kujtesë, këtë dëshmi? Pse duhej të shkatërrohej në këtë formë kaq brutale e kriminale, me forca të armatosura, me policë të mbërthyer deri në dhëmbë me armë…Kundër kujt kjo armaturë? Pse u ngutët ta prishnit pikërisht më 17 maj? Pse u ngutët ta rrëzonit në orën 4 të mëngjesit, ende pa zbardhur dita? Pse o kryeministër pate gjithë këtë ankth? Kujt i pate borxh jetën? Me kë keni luajtur bixhoz në kurriz të historisë e kulturës shqiptare?

Ti o Brut i së keqes, ti dështak, ti piktor me marrina abstrakte në kokë? Ti piktor që zbras alucionacionet e mendjes së sëmurë në copa letrash, që i bën katran, e nxjerr gjarpin e zi – ti kryeministër me vota të vjedhura, pse këtë gjëmë mbi vendin tënd? Dhe ti o shitës fiqsh, me moralin e ndyrë prej gënjeshtrave dhe veprimeve tinëzare, të paskrupullta, kujt po ja shisni shpirtin? Hajdeni prishjani Romës, Koloseun? Kush guxon t’i shkojë në mendje të prishë Notre Dame? Qendra e Tiranës nuk e kalon 100-vjeçarshin e godinave historike, ne kaq të vjetër jemi, dhe asgjë muzeale nuk ofron ky kryeqytet. Sot vendosët diktaturën. Ju mbajtët të mbyllur Tiranën, sepse ti o Edi nuk përballon dot zemërimin e popullit tënd, ti taleban i kulturës. Bravo o Ramë që guxove, e vure dorë mbi Teatër, sepse më e afërt bëhet dita jote e zhdukjes!

Redaksionale/ standard

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here