Tensionohet situata te Teatri, artistët janë njoftuar se godina do të shembet në 23:00

0
122

Burime bëjnë me dije se aktorët dhe aktivistët që mbrojnë Teatrin Kombëtar po përgatiten për një ndërhyrje gjatë mbrëmjes së sotme nga IMT për shembjen e godinës.

Aktoret thone për Fax News se kanë sinjalizime serioze që do të ketë ndërhyrje dhe për këtë do të përdoret edhe forca e policisë së Shtetit dhe atyre bashkiake.

Kujtojmë se prej disa ditësh ka kaluar në pronësi të bashkisë së Tiranës trualli dhe godina e Teatrit Kombëtar ndërkohë që kompetencën për të shembur e ka marrë IMT në varësi të pushtetit vendor.

Protestat dhe zëri i artistëve e aktivistëve është shtuar akoma më shumë se fundmi, ndërsa nuk kanë munguar edhe përplasjet, deklaratat e forta dhe përfshirja e aktorëve më të lartë të shtetit në debatin për çështjen në fjalë.

Kundërshtarët e shëmbjes së TK thonë se janë vigjilent dhe në rast të një ndërhyrje të palajmëruar, kanë marrë të gjitha masat për të mobilizuar sa më shumë njerëz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here