Paralajmërimi i fortë nga Kreu i PD-së: Opozita do të përdorë të gjitha format e mundshme për të mbrojtur Teatrin

0
93

Kryetari i PD Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” deklaroi se opozita do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për të mbrojtur Teatrin.

“Opozita dhe artistët do të gjejnë të gjitha format e mundshme të protestës edhe për teatrin. Sigurisht duke respektuar distancat. Në kohën e krizës së madhe të shqiptarëve nga koronavirusi, kjo qeveri zhytet edhe më thellë në korrupsion. Kjo krizë ekonomike është më e keqja në Shqipëri. Nuk po marr shtete të tjera, por Kosova e Maqedonia e Veriut kanë ndihmuar popullin e tyre, vetëm ne nuk japim paratë për popullin, por për oligarkët.

Edi Rama është një njeri që edhe në kohë pandemie e ka mendjen vetëm të vjedhë. Kjo krizë ekonomike ka një autor dhe ai quhet Rama. Një i ri tha se babait tim i dhanë ca para, edhe ato mezi ia kishin dhënë, kurse i kishin thënë se kishte një gjobë para disa vitesh e prandaj nuk merrte gjë. Rama fut duart në xhepat e shqiptarëve”, tha Basha.

Lulzim Basha shtoi se Rama e ka mendjen vetëm të vjedhë e të grabisi tek Teatri Kombëtar.

“Pas aferës është Edi Rama dhe gjithcka është grabitje. Kjo batërdi e dhunë e shkelje ligji ka një përgjegjës dhe quhet Edi Rama. Është monument kulture e ta restaurojmë. Rama do të grabisë edhe në kohë pandemie. Si hajdutët që vjedhin gjithcka mundin, përpara se të largohen. Prishja e teatrit është sulm i dhunshëm ndaj një monumenti kulture. E drejta në fund do të triumfojë. Bëj ftesë të gjithë që të bëhen pjesë e rezistencë”, u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here