Standard.al

Klevis Balliu: 66 mijë shqiptarë humbën vendet e tyre të punës nga pandemia, Rama iu shpërndan para oligarkëve

0

Ish deputeti demokrat Klevis Balliu nga Pogradeci u shpreh se pandemia ka bërë që në Shqipëri të shpërthejë një krizë e rëndë ekonomike.

“Pandemia po shndërrohet në një pandemi ekonomike të rëndë në mbarë vendin. Në vendin tonë për faj të qeverisë u rrit papunësia, ndërsa në Kosovë, Maqedoni e Mal të zi la ndodhur  e kundërta. Sot 66 mijë familje shqiptare kanë humbur punën e tyre, janë pa rroga e pa bukë.

Klevis Balliu mëë tej i bëri thirrje qeverisë që të kthejë sytë nga turizmi, si dhe të ndihmojë biznesin për marrjen e masave dhe përgatitjen e sezonit veror.

“Nga Pogradeci i bëj thirrje qeverisë të kthejë sytë nga turizimi të alokojë fonde dhe të ndihmojë biznesin për marrjen e masave dhe përgatitjen për sezonin veror, jovetëm në Pogradec por cdo qytet ku ka turizëm. Kjo pandemi ekonomike që po kaplon vendin do ta bëjë Coronavirusin të duket lule për shqiptarët. Shqiptarët të mos kënaqen me lëmoshë, miell, makarona dhe fasule por qeveria tiu japë para. Pasi dritat dhe uji nuk paguhen me ushqime”, tha ai.

Më tej, Balliu deklaroi se Rama shpërndan paratë për oligarkët e jo për shqiptarët.

“Rama ka lek për oligarkët dhe ndërtimet e tyre dhe nuk ka para për shqiptarët? Pandemia ekonomike po shkaktohet nga CoRama, boll kanë duruar shqiptarët, këtu po bëhet  fjalë për jetë a vdekje dhe për bukën e gojës”, vlerësoi Balliu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.