“Ata përcajnë, sepse kështu duan të sundojnë”/ Neritan Liçaj shpërthen ndaj Ramës dhe Veliajt: Janë dy gangsterë, do t’iu tregojmë fundin politik!

0
74

Aktori Neritan Liçaj, vijon te jete ne sheshin e Teatrit Kombëtar sebashku me shume artiste dhe qytetare te tjere ne mbrojtje te tij.

Ne fjalen e mbajtur Liçaj u shpreh se tashmë kryeministri dhe kryetari i Bashkisë Tiranë janë praktikisht dy gangsterë.

Liçaj tha se artistët e vërtetë do të qëndrojnë e do mbrojnë teatrin, ndërsa politikanët që udhëheqin këtë “operacion” për shembjen e godinës së TK, do të kenë shumë shpejt, sipas tij, fundin politik.

“Kanë shkelur Kushtetutën dhe kjo është një tragjedi. Po luajnë me emrat e heronjve kombëtarë. Ata duan të përcajnë komunitetin e artistëve. Ata përcajnë, sepse kështu duan të sundojnë. Duan të sundojnë me dhunë. Nuk kanë fytyrë e nuk kanë për të pasur për sa kohë që nuk janë me popullin. Jemi në diktaturë. E kush i bën këto, ata që janë zezonjë brenda.

Dy njerëz kanë zezonjë brenda tyre. Duhet të ngrihemi sepse kështu nuk vazhdohet më. Nëse rrëzojmë këta dy gangstere, janë gangstere, sepse ata veprojnë me dhunë, nuk do kemi frikë as në të ardhmen. Rrugë të mbarë në fundin tënd politik për personin që do të prishë Teatrin. E meriton fundin, sepse je i zi dhe e meriton”, u shpreh Licaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here