Ylli Rakipi për mbylljen e Rtv Ora: Gjurmë e pistë dhe e zezë e kryetarit të regjimit në raport me median!

0
98

Gazetari Ylli Rakipi, në një intervistë në “Tv Ora”, ka komentuar tentativën për mbylljen e këtij televizioni nga ISHSH.

Ky institucion është një polici politike, në dorë të kryetarit të regjimit, Edi Ramës.

Ky kryeministër që kemi ne, nëpërmjet këtij akti të paprecedent, lë një gjurmë tjetër të pistë dhe të zezë në sjelljen e tij me median shqiptare. “RTV Ora”, është nga mediat e pakta në Shqipëri, që nuk është e rreshtuar me regjimin. Pjesa dërrmuese e medias, është lëpirëse e të gjithë llojeve.

Është sjellje qesharake e një njeriu që drejton një vend me ekonomi të shkatërruar. Merret tani me shembjen e Teatrit dhe gjobitjen e ndonjë media që ka mbetur kundër tij. Ka harruar mijëra njerëz që kanë mbetur jashtë nga tërmeti dhe problemet e rëndësishme ekonomike që ka shkaktuar pandemia“, u shpreh Rakipi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here