Listës së Veliajt i ‘del boja’/ Pas Kozeta Kurtit, një tjetër aktor mohon firmën për prishjen e Teatrit Kombëtar

0
225

Alex Seitaj është një nga 60 emrat e listës së parë të artistëve, për të cilët Bashkia e Tiranës pretendonte se kanë firmosur një peticion për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Mirepo pak minuta me pare, pas gazetares Kozeta Kurti qe mohoi te kete nenshkruar nje dokument te tille, edhe aktori Alex Seitaj  shkruan në rrjetet sociale se as ai nuk ka firmos asgje te tille.

“Të nderuar miq. Po më bëjnë tag në një faqe e cila tregon emrat e personave që kanë firmosur për prishjen e Teatrit. Aty ndodhet edhe emri im. Publikisht shprehem se, nuk kam firmosur një dokument të tillë. Nuk mendoj se fati i Teatrit më përket mua për të vendosur e thënë troç, prish a jo unë nuk përfitoj ndonjë gjë, sepse nuk kam luajtur ndonjëherë në TK dhe mbase nuk do të luaj kurrë”, shkruan Seitaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here