Kërkesa për mbylljen e Rtv Ora, reagon Xhixho: Liria e shprehjes nuk mund të ekzekutohet nga një pushtet autokratik që kërkon të vendos diktaturën

0
102

Edhe ish deputetja e LSI Erisa Xhixho ka reaguar rreth lajmit per mbylljen e Rtv Ora me pretekstin se nuk ka repsektuar distancen sociale ne studio.

Nepermjet nje shkrimi ne Facebook Xhixho shprehet se Ora ka plotesuar me përgjegjshmëri misionin e tij për të informuar qytetarët me të vërteta shumë të hidhura për këtë qeveri.

Postimi i plote:

Sot unë jam me Ora News !

Liria e shprehjes është një e drejtë themelore e njeriut nuk mund të asgjesohet, nuk mund të ekzekutohet nga një pushtet autokratik që po përdor pandeminë për të shtypur të drejtat tona dhe vendosur diktaturën.

Këshilli i Europës, Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë apeluar me forcë që pandemia mos përdoret për të shtypur mendimin kritik apo debatin.

Ndërkohë ky pushtet diktaktorial kërcënon me mbylljen e RTV Ora News që ka ushtruar me përgjegjshmëri misionin e tij për të informuar qytetarët me të vërteta shumë të hidhura për këtë qeveri.

Asnjë veprim i tille kriminal në kohë pandemie nuk mund të na e mbylli gojën.

Fotografia e Erisa Xhixho
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here