Ekspertët e ekonomisë shprehen kundër legalizimit të kanabisit: Shqipëria ka problem me informalitetin

0
97

Ekspertë të ekonomisë deklarojnë se Shqipëria nuk është e gatshme për të lejuar legalizimin e kanabisit për arsye shëndetësore, kjo pasi informaliteti që ekziston në vend e bën të pamundur menaxhimin e situatës.

Sipas Drejtorit të Qendrës Shqiptare  për Kërkime ekonomike Zef Preçi legalizimi i kanabisit në këtë moment është i rrezikshëm për ekonominë dhe bujqësinë. Preçi e lexon këtë nismë dhe amnistinë si një presion nga që po i bëhet qeverisë nga bota e krimit.

“Kur vendi përballet me sfida të mëdha sidomos në ekonomi, ku tashmë ekonomia po futet në depresion. Në këto kështu qeveria ndodhet në situatë të vështirë për të siguruar burime të mjaftueshme financiare për vazhdimin e aktvitetit të saj. Shtrimi i këtij problemi në ditët e sotme së bashku me amnistinë fiskale mund të lexohet edhe si presion në rritje i grupeve kriminale për qeverinë”, u shpreh ai.

Edhe eksperti Mateo Spaho e vlerëson të papërshtatshëm momentin për të legalizuar kanabisin në vendin tonë .

“Shteti shqiptar ka dëshmuar paaftësinë e vet, për të qeverisur gjëra më të rëndësishme dhe jo më procese delikate si çështja e kultivimit të kanabisit. Një llogari e mirë duhet bërë jo vetëm për të parë ato që janë të ardhurat, por duke parë edhe kostot ekonomike dhe indirekte që rrjedhin nga kjo gjë”, tha më tej Spaho.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije pak kohë më parë se po përgatisin një draft për të lejuar legalizimin e kanabisit i cili do të përdoret për arse mjekësore. Shumë vende të rajonit  si Maqedonia apo Kroacia e kanë legalizuar mbjelljen e kanabisit për arsye mjekësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here