“Lajme nga gara të vjedhim sa më shumë”/ Berisha: Epidemi vjedhjesh, Lal plehu mbush valixhet me tendera!

0
93

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar drejtpërsëdrejti kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, për një vjedhje të pastër dhe të pacipë më 30 prill të këtij viti.

Në shënimin e tij në Fb, Berisha shprehet:

“Lajme nga gara të vjedhim sa më shumë! Lal plehu mbush valixhet me tendera me një ofertë dhe me 100% të vlerës! Epidemi vjedhjesh të papërmbajtura ka shpërthyer gjatë pandemisë së COVID-19. Narkoqeveritarët janë vënë në garë kush të vjedhë më shumë nën hijen e pandemisë.

Kështu, gazetarë investigativë kanë gjetur se Lal Plehu midis të tjerash ka dhënë brenda 12 diteve të pandemisë, 2 tenderë me një ofertues dhe 100% të vlerës. Të dy tenderët së bashku kapin vlerën 120 milionë lekë.

Kjo është një vjedhje e pastër e pacipë dhe e paskrupull nga Lal Plehu dhe vartesit e tij! Këtu më poshtë keni raportin e gazetarit investigativ”.

S’kanë të ndalur tenderat e ‘lali Erit’:  bashkia e Tiranës jep miliona lekë për blerje bitumi

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/05/2020 20:25

Vijojnë tenderët me një konkurrent në Bashkinë e Tiranës. Këtë herë bëhet fjalë për kompaninë “Resuli-Er”, e cila ka fituar tenderin me 100% të vlerës, për blerje bitumi. Kjo kontratë është lidhur në 30 prill të këtij viti, në një kohë kur Shqipëria po vuan pasojat e rënda ekonomike që shkaktoi koronavirusi, bashkia jep miliona lekë për blerje bitumi.

Siç duket Bashkia e Tiranës nuk shqetësohet aspak për këtë fakt ndërsa jep tendera me 100% të vlerës.

Normalisht tenderat fitohen me konkurs, por kjo nuk paska qenë e përcaktuar për këtë kompani, pasi Bashkia e Tiranës ka lidhur kontratë me vlerë 100% të fondit limit.

Tenderi është dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Rrugor, fondet nga Buxheti i bashkisë Tiranë.

Fondi limit i këtij tenderi është 67.925.000 (gjashtëdhjetë e shtatë milion e nëntëqind e njëzetë e pesë mijë) lekë pa TVSH.

CNA.al ka mësuar se vlera totale përfundimtare e kontratës: 81.510.000 (tetëdhjetë e një milion e pesëqind e dhjetë mijë) lekë me TVSH.

Gjithashtu, kjo ndërmarrje ka dhënë edhe dy tendera të tjerë me garë formale për mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit publik, ku ka garuar vetëm një subjekt dhe është shpallur fitues. Bëhet fjalë për kompaninë “ITE Group”sh.p.k, e cila ka siguruar nga

Bashkia e Tiranës një tender me vlerë 39.198.200 (tridhjetë e nëntë milion e njëdind e tridhjetë e tetë mijë e dyqind lek) për mirëmbajtjen e ndriçimit publik dhe që mban datën 11 maj 2020.

Ndërkohë, po në të njëjtën datë, kjo kompani është shpallur fituese dhe për tenderin për blerjen e materialeve për ndriçim me vlerë 30.642.000 (tridhjetë milion e gjashtëqind e dyzetë e dy mijë lek).

Në dokumentet e Drejtorisë së Përgjithëshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Rrugor, Tiranë, i vetmi operator konkurues në garën për këto dy tendera ka qenë “ITE Group”sh.p.k.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here