Kryemadhi: Të martën Rama vjen me ushtrinë për të prishur Teatrin! Një pikë gjak po u derdh, jemi kokë për kokë!

0
112

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë disa deklarata shumë të forta në emisionin “Open” .

Kryemadhi tha se sipas burimeve të opozitës, Rama do të ndërhyjë për shembjen e Teatrit ditën e martë dhe do të përdorë ushtrinë.

Kryemadhi paralajmëroi se opozita do ta mbrojë godinën, duke përdorur shprehjen “kokë për kokë”.

“Edi Rama ka vendosur të ndërhyjë ditën e martë, me ushtri dhe të gjitha. Ne do të jemi aty.

E kam lënë amanet, po u derdh një pikë gjāku, kokë më kokë. Nuk ka më fjalime dhe mesazhe për demokracinë, u lodhëm nga propaganda. Kokë për kokë!

Një pikë gjāku ra në atë sheh, është kokë për kokë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Këtu shtet nuk ka, polici nuk ka, prokurori nuk ka”, u shpreh Kryemadhi.

Ditën e sotme në media qarkulloi një vendim i Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit. Megjithatë ende nuk dihet se kur është marrë ky vendim.

Sipas Kryemadhit, Këshilli Bashkiak nuk është mbledhur fare dhe shkresa është firmosur për të qenë gati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here