Kastriot Çipi: ‘Falëm’ spiunët dhe oficerët e Sigurimit, tani po na përsëritet historia. Vrasësit gjakftohtë të Teatrit, i shpërblen diktatura!

0
163

Nga: Kastriot Çipi

Për të gjitha krimet e komunizmit ia hodhëm fajin VETËM Enverit. Të gjithë të tjerëve, spiunët dhe oficerët Sigurimit, sekretarët e partisë, prokurorët, gjykatësit, deputetët, anëtarët e BP e KQ etj, u pranuam “apologjinë” e paturpshme: Ashtu ishte koha…

Prandaj po na përsëritet historia. Në të gjithë odisenë 20 vjeçare të luftës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja, mungon firma e Edi Ramës. Në vend të saj janë dhjetëra firma zyrtarësh publikë, që paguhen nga taksat tona. Ata shpesh nuk janë injorantë, siç i përfytyrojmë rëndom militantët partiakë. Ata janë vrasës gjakftohtë, plotësisht të vetëdijshëm për krimin e tyre dhe të kënaqur me pagesën me të cilën i shpërblen diktatura.

Zonja ministre e Kulturës, psh, nuk është injorante. Të paktën jo në fushën e arkitekturës dhe trashëgimisë. Është diplomuar në Firence, pikërisht në profilin e rivlerësimit të trashëgimisë në arkitekturë. Por ajo sot po pranon në heshtje, që Këshilli Bashkiak i Tiranës të miratojë shembjen e Teatrit Kombëtar.

As zonja Frida Pashako nuk është injorante në këtë fushë. Aktualisht, ajo është drejtore e Drejtorisë së Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Tiranë. Zonja Pashako është diplomuar për arkitekturë në Bari. Ajo është bashkautore e librit “Arkitekturë moderne italiane për qytetet e Shqipërisë” (foto 1). Në këtë libër, profesorët dhe kolegët e saj italianë kanë përfshirë një projekt rijetëzimi, që propozon kthimin e krahut që sot është Teatri Kombëtar Eksperimental në Muzeun e Tiranës (fotot 2 e 3).

Ndërsa sot, kjo vrasëse me pagesë firmos për shembjen e Teatrit Kombëtar (foto 4), për t’i shërbyer punëdhënësit të saj, Erion Veliaj.

Një ditë drejtësia duhet të merret me të. Sot për sot, na takon të bëjmë listën e atyre që kanë pranuar me vullnetin e tyre, t’i bashkohen skuadrës së vrasësve me pagesë.

Fotografia e Kastriot Çipi
Fotografia e Kastriot Çipi
Fotografia e Kastriot Çipi
Fotografia e Kastriot Çipi
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here