Gjoba ndaj Bashës, Gjekmarkaj: Turp irritues. Policia përdoret politikisht, po tentohet t’i mbyllet goja opozitës

0
152

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar sot gjobën administrative që mori kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi që zhvilloi sot në Durrës.

Gjekmarkaj tha se gjoba ndaj Bashës është një turp irritues dhe kjo tregon sipas tij se një polici që përdoret politikisht. Po ashtu ai theksoi se me këtë logjikë duhet të dënohet dhe kryeministri Rama apo dhe ministrat kur dalin në publik në kohë pandemie.

“Gjoba ndaj Bashës është një turp irritues! Kjo tregon që kemi një polici të pushtetit jo të shtetit që përdoret politikisht në mënyrë të padenjë! Me këtë logjikë duhet të dënohet kryeministri dhe ministrat që dalin në publik! Qeveria del, ndërsa do t’i mbylle gojën opozitës me gjoba”, tha Gjekmarkaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here