Standard.al

Basha mbërrin në TK: Jam këtu për të vendosur vijën e kuqe, qytetarët t’u përgjigjen banditëve me çdo mjet

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në këto momente në sheshin para Teatrit Kombëtar ku ka njoftuar se do të kalojë natën me artistët pas provokimit të rëndë që ka bërë Bashkia për të shembur Teatrin.

‘Këta janë një regjim hajdutësh dhe hajdutët gjithmonë përdorin hilen.

Mbani mend se si shkuan në orën 5.00 të mëngjesit te Astiri.

Jemi i vetmi vend në botë kur qeveria në vend që të ndihmojë njerëzit në kohë pandemie, i grabit ata.

Jemi e vetmi vend në botë ku e gjitha vëmendja e Ramës është të grabisë pronat publike.

Koronavirusi, pandemia, treguan fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, ndaj edhe për shqiptarët që të ndahen nga kjo batërdi duhet të largojnë shkaktarin.

Unë jam këtu për të treguar solidaritetin tim. Për të treguar një vijë të kuqe, Qytetarët duhet të tregojnë veten. Kur shteti bie në dorë të banditëve, qytetarët mund të zgjedhin t’u përgjigjen me çdo mjet’

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.