Vasili publikon deklaratën e prokurorit të Antimafias: Droga urdhëron Ramën të legalizojë kanabisin

0
86

Nen kryetari i LSI Petrit Vasili ka publikuar ne Facebook fjalet e prokurorit italian Nicola Gratteri, i cili thote se mafia shqiptare eshte ne ngjitje te shpejte kriminale ne Europe.

Gratteri gjithashtu permend faktin se “çereku i Shqipërisë është i mbjellur me marijuanë e që shumica e saj transportohet përmes kanalit të Otrantos”.

Vasili e komenton gjithe situaten ne Shqiperi si shume te rende, ndersa thote se kryeministrin Rama e urdheron droga qe te legalizojne kanabisin ne vend, thene kjo pas hovit te madh te Rames keto dite per te cuar deri ne fund ligjin per lejimin e kanabisit “mjekesor”.

Postimi i plote:

Situate shume e rende ne Shqiperi!!!

Droga ben ligjin, droga urdheron kryeministron te legalizoje kanabisin.

Prokurori Nicola Grateri deklaron:

Çereku i siperfaqes se Shqiperise eshte i mbjelle me Droge!!

Prokurori Nicola Gratteri:

“Mafia shqiptare është në ngjitje, madje në ngjitje të shpejtë. Është një mafia gjithnjë e më e fortë.
E pranishme në Itali, në Amerikën Jugore, në Holandë, është mafie gjithnjë e në rritje. Shpesh e ndeshim në bashkëpunim me Ndranghetan në Itali dhe në Amerikën e Jugut”.

“Pra nuk mund të flasim më për shqiptarë që grabisin apo shqiptarë që vjedhin vila, por për shqiptarë trafikantë të mëdhenj kokaine, si dhe të marijuanës. Duhet ta dini se çereku i Shqipërisë është i mbjellur me marijuanë e që shumica e saj transportohet përmes kanalit të Otrantos. Në vitin që shkoi vetëm në një operacion kemi sekuestruar 6 tonë marijuanë e kjo drogë përmes kanalit të Otrantos mbërrin në Itali”.

“Kur flas për mafie flas për ato elitare italiane e shqiptare e jo për rrugaçët që grabisin vilat. Mafioz është ai që ka në kontroll një copë territori, mafioz është ai që arrin të menaxhojë një sasi të madhe kokaine, që arrin të ngjallë frikë tek banorët e një territori, pra që ushtron fuqi. E pra kjo elitë në këtë moment po nuhat ku është e mundur të bëhet një biznes, ku mund të blihet në tregun e ligjshëm me çmime të lira, të blejnë lokale, hotele, piceri. E ky rrezik është kudo jo vetëm në Itali por dhe në vendet e tjera”.

“Ka një marrëveshje të mirë mes mafias italiane dhe asaj shqiptare, ka një raport të mirë mes tyre. Më vjen keq ta them por ka një raport të mirë mes dy vendeve dhe nga këndvështrimi kriminal. Mafia puglize, Ndrangheta kalabreze blejnë marijuanë nga Shqipëria.”

Prokurori Nicola Gratteri: Problemi që ka Shqipëria është korrupsioni, problemi që ka Shqipëria është depërtueshmëria e tij në administratën publike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here