Tropojë/ Largimi nga puna i grave dhe vajzave, reagon ashpër PD: Rilindasi i emëruar po kalon edhe Ramavirusin

0
90

Përmes një postimi në Facebook Partia Demokratike dega Tropojë ka denoncuar vendimet arbitrare të kreut të emëruar nga rilindja në Bashkinë e Tropojës Rexhë Byberi.

POSTIMI

Rilindasi i emruar i bashkisë Tropojë me aktet e tijë barbare po kthehet në COVID 2020 të qytetarëve të Tropojës.

Vendimet e largimit nga puna që mori sot ndaj grave dhe vajzave të punësuar në administratën e bashkisë Tropojë të cilat ishin modeli më i mirë më i kualifikuar i punonjësve të administratës ,është akti më i shëmtuar dhe akt kriminal ,duke shkelur çdo ligj ,çdo normë morale dhe kod të jetesës në rrethin e Tropojës.

Shkrirja e sektorit auditit te brendshëm në bashki kur ligji e detyron kryetarin për të ngritur sektorin e auditi të brendshëm tregon se rilindasi i emruar është vetë “maliq” dhe nuk njeh ligj.

Me këtë akt të kundërligjshme ai la pa punë dhe pa të ardhura dhjetra familje të rrethit të Tropojës, tejkaloj edhe vetë Kryerilindasin Ramavirus i cili patë premtuar se nuk do largohet asnjë grua dhe vajzë nga bashkitë e rrëmbyer prej tyre.

Akte të tilla janë akte dhune të cilat do të marrin shumë shpejt përgjigjen e merituara.
Rilindas ora jote ka ndaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here