Salianji me qytetarët në Korçë: Shqipëria po zjen! Shumë shpejt protesta dhe reagime kundër qeverisë

0
125

Në një prononcim nga Korca për mediat ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji theksoi se përfaqësues të PD-së kanë dalë në terren për të takuar qytetarë, të cilët shprehin shqetësim për situatën që po kalon vendi. Salianji tha se nga kjo situatë, ‘shpërthimi’ i qytetarëve në protesta do të vijë shumë shpejt dhe kjo do të përkthehet edhe në votë kundër qeverisë.

“Ne po takojmë qytetarë që shprehin shqetësimin e tyre qofte për paketat e ndihmës ato që reklamojnë varfërinë kur u çojnë, te cilat janë selektive si paketa dhe nuk jane te mjaftueshme per te kaluar 2 muaj izolimin dhe vlimi i qytetareve shqiptarë është ne pararoje. Une besoj qe kjo do te përkthehet shume shpejte ne vote kundër qeverise ne zgjedhjet qe do jene shume shpejt dhe protestat apo reagimet e sotme duhet te shërbejnë qe paratë qe janë te oligarkët te shpërndahen te qytetaret, ritheksoj qe ne momentet e fundit qeveria duhet te jete e përgjegjshme për te mos lëne qytetaret jo vetëm ne kushte qe nuk ja dalin dot për te mbijetuar. Ne dëgjojmë qytetaret per shqetësimet e tyre ndërsa per protestat ka nje vendimmarrje për protesta te organizuara nga opozita, por cdo proteste e organizuar nga qytetaret mbështetet nga ana jone ashtu siç ne këto moment nuk eshtë momenti per te shfokusuar vëmendjen per protesta politike, është momenti për te qene prane qytetareve, per te mbrojtur interesin publik dhe ekonomine e shqipetareve e cila do te jete shume e vështire te rikthehet nesër nese do te vazhdohet me kete lloj zhvatje nga 10 njerez. Këta 10 njerëz i kemi denoncuar me emra te gjitha, jane koncesionet qe paguhen sot partneritetet publike private dhe jane pa diskutim te gjithë tenderat qe merren vetëm nga nje grusht njerëzish. Ne Korçë i kemi denoncuar qe vetëm 2 emra marrin gjithë punët publike dhe po njësoj edhe ne Shqipëri çdo qark ka beun e vet.”, tha Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here