Rama dhe kanabisi ‘mjekësor’: Edhe atëherë ishte një vit para zgjedhjeve

0
101

Nga Flamur Noka.

Kryeministri po i mëshon fort idesë së kanabisit “mjekësor” dhe duket se po ecën në rrugën e konkretizimit. Që Rama e ka projekt-ide të vjetër këtë gjë dhe sot mendon se u poqën kushtet ta konkretizojë, kjo nuk ka asnjëe dyshim.

Është akoma e freskët koha kur në 2016-ën, këtë sinjal e lëshoi nëpërmjet Koço Kokëdhimës – mik për kokë i Ramës atëherë – dhe skenarin e realizoi në mënyrë spektakolare narko-ministri Sajmir Tahiri me kupolën kriminale të Policisë së Shtetit.

Askush përveç PD-së nuk ngriti zërin për ketë fenomen kriminal të kanabizimit dhe kriminalizimit të vendit. As edhe ndërkombëtarët, pasi edhe ata bënë sikur nuk panë e nuk dëgjuan gjë.

Edhe atëhere ishim një vit para zgjedhjeve.

Ramës i duhej që krimit të organizuar dhe trafikantëve t’u jepte një shpërblim për kontributin në zgjedhjet e 2013 e 2015 dhe krijimi i një aleance solide me krimin për zgjedhjet e radhës.

Efektet dhe pasojat e atij fenomeni tashmë janë të njohura dhe po i vuajnë shqiptarët akoma.Të fituar nga kjo gjë dolën vetëm Rilindja dhe krimi.

Rilindja, falë kësaj aleance, falë parave të krimit dhe të drogës dhe jo votave të shqiptarëve, arriti të mbajë karrigen e pushtetit.

Krimi u fuqizua dhe ekonomikisht dhe u konsolidua si bashkortak në qeverisje.
Tani zgjedhjet po trokasin në derë. Rama dhe Rilindja janë në kuotat më të ulëta në opinionin e brendshëm dhe më gjerë.

Institucione ndërkombetare nga më prestigjiozet e konfirmojnë rrokullimën e pandalshme të Rilindjes. Ai pra, e di shumë mirë që është në zgrip dhe i pashpresë në mbështetje popullore. Dhe ekzakt si krimineli që kthehet në vendin e krimit, edhe Rama iu rikthye projekt idesë së vjetër dhe i lëshoi sinjalin krimit të organizuar dhe trafikantëve se duhet rilidhur një aleancë e re.

Garant i kësaj aleance është përsëri droga. Por këtë radhë po përpiqet ta kamuflojë në termin “mjekësor” Metodë e re, por marifet i vjetër.

Gropën ekonomike ku ka zhytur vendin kërkon ta mbushë me paratë e drogës dhe krimit( fut këtu dhe amnistinë) dhe krimin me këtë rast e ushqen mirë dhe e shndërron në skuadrone të vijës së parë në betejën elektorale si e vetmja shpresë që i ka ngelur.

As më shumë dhe as më pak kjo është ajo që fshihet pas kësaj ideje.Në kushtet tona edhe sikur një ide e tillë të mos kishte asnjë prapavijë tjetër politiko kriminale, përsëri është pothuajse e pazbatueshme dhe e rrezikshme.

Është e rrezikshme dhe rreziku ka efekte afatgjata. E them këtë pasi Shqipëria nuk është e gatshme për zbatimin e një projekt ideje të tillë. Që të kesh garanci në zbatimin e një projekti të tillë duhet që vendi të ketë një demokraci plotësisht funksionale; shteti ligjor të jetë i konsoliduar tërësisht; shteti i së drejtës të funksionojë pa ekuivoke.
Këto janë garancitë që ka një shtet për të mos rrëshqitur ky projekt në duar të botës së krimit dhe jo lloqet kryeministrore që bën kryeministri ynë.
Krahasimet, me disa demokraci të konsoliduara ku aplikohet janë të pavenda dhe përdoren thjesht për të trullosur shoqërinë.

Kanabis mjekësor për studime shkencore, p.sh kultivon Italia nëpërmjet ushtrisë në parcela të papërfillshme në funksion të instituteve shkencore që merren me studimin e kanabisit dhe efekteve të tij në sëmundje të ndryshme por atje shteti është nga më të konsoliduarit që njohim.

Ka edhe vende të tjera që po eksperimentojnë, por ne për fatin tonë të keq jemi në kushte krejt të tjera dhe realiteti i brendshëm tek ne është i pakrahasueshëm me asnjë nga këto vende. Dhe eksperiencat tek ne fatkeqësisht janë të dhimbshme. Ndaj në këtë aspekt duhen garanci të plota dhe efikase për kontroll të kultivimit dhe tregtimit. Por, a i kemi ne këto garanci?!

Në Shqipëri nuk ka një demokraci funksionale, por një regjim hibrid që keqpërdorimin e shtetit dhe pushtetit, shkallmimin e ligjeve dhe Kushtetutës sipas orekseve politike e ka normën më të zakonshme. Vullneti i pushtetit këtu ka dërrmuar demokracinë dhe shtetin.Llogarisim këtu edhe inkriminimin e pushtetit dhe rezultati del i frikshëm: Narko-regjim.
Në Shqipëri, shteti ligjor është duke lënguar dhe pothuajse i rrënuar. Bandat e trafikut dhe krimi janë të kudondodhura dhe të gjithëpushtetshme. Ndëshkueshmëria si për ata ashtu edhe për korrupsionin galopant është zero.

Bandat të lidhura të gjitha me pushtetin janë shndërruar në padrone de fakto të rajoneve të ndara të vendit sipas qejfit të tyre.

Kemi një Polici të tradhtuar tërësisht nga pushteti dhe kupola.

Shefat qëndrorë dhe rajonalë të Policisë, është vërtetuar në 2016-ën, që në rastin më të mirë janë ushtarë kokulur të krimit dhe trafikut dhe në rastin më të keq, ortakë me të.
Shteti i së drejtës është i sakatuar si mos më keq nga Rilindja në përpjekje për ta nënshtruar dhe futur nën sqetull. Tashmë ai ka ngelur vetëm si nocion që thjesht perifrazohet por është inekzistent.
Në këto kushte nuk ka asnjë garanci që licensa e kanabisit mjekësor nuk do të përdoret për të ngritur Republikën e Kanabisit.

Kush do të ishte ai apo ata biznesmenë që do t’u jepej licenca dhe bandat nuk do t’i gjunjëzonin dhe t’i shndërronin thjesht në hesapmbajtës të tyre?!

Koha ka vërtetuar se në këto 7 vite, krimi e ka bërë këtë me Kryeministrin e vendit pa llogaritur ministrat e tij që i ka përdorur si çerra rrugësh.

Atëherë, cilat janë garancitë se ky projekt nuk do të rrëshqasë?!

Në çdo vend të botës demokratike, shtyllat e shtetit janë garanci dhe jo lloqet e një kryeministri kushdo qoftë ai.

Ketu ato shtylla jane te thyera ne mes e te rrezuara pertoke nga Rilindja.Pra jemi ne kushtet ku ka Zero garanci..Ne keto kushte ,gjithe ky projekt do jete nje licence per kanabizim afatgjate dhe me pasoja te renda te vendit.Shqiperia rrezikon te kthehet ne Republike Kanabisi ne duar te krimit organizuar..

Une e di qe Rama s’do t’ia dijë per pasoja. Ai thjesht ka hallin e pushtetit qe po i rreshqet .. Por pasojat do i vuaj Shqiperia dhe shqiptaret..Disa nga pasojat me te shpejta do jene: 1–Konsolidim i imazhit te shqiptareve si kriminele e trafikante ne sy te Europes dhe imazhi i Shqiperise si Kolumbia e Europes do ti jap nja goditje fatale turizmit si sektori prioritar i yni dhe prespektives sone..

2-Fuqizim ekonomik te krimit te organizuar dhe shume shpejt dominim te tij cka do te bej qe ai te shtrije kthetrat ne cdo sektor te ekonomise .,rrjedhimisht duke e lejuar qe ekonomia te kriminalizohet i bie qe krimi do kontrolloje cdo gje ne nji te neserme te afert …(Se mos ndonjeri beson qe shoë i tipit OFL do luftoje krimin)

3-Futjen ne trend ne rinine e vendit te pasurimit te shpejte nepermjet akrivitetit kriminal te droges mendesi qe per fat te keq ka filluar te shtrije rrenje .Kjo do kete pasoja afatgjata shume te renda per shoqerine shqiptare neser dhe kete nuk na e kane borxh brezat qe vijne .

4- Vrasjet e panumerta qe po vazhdojne edhe sot per prishje pazaresh apo dominim e influenca ne zona te ndryshme kultivimi do fillojne te dominojne perditshmerine tone me rrisk qe te shnderrohemi Mexica e Europes…Ka dhe shume arsye te tjera qe tregojne se rriskohet shume me kete iniciative …

Nuk po permend edhe faktin se sot jane mijra familje qe vajtojne per demet e droges te femijet e tyre..As faktin qe ekonomia bujqesore do rrenohet etj etj. Ndaj para se ta lejojme qe vendi te katandiset I tille duhet te shohim vendet ku drogat kultivohen dhe efektet e saj ne ato vende ..Shikoni se ne cfare gjendje eshte Kolumbia qe eshte prodhuesi kryesor i kokaines .A ka bere prokopi ai vend??Jo. Vetem trafikantet e krimi kane bere prokopi ..Varferi e shkaterrim i ka sjelle droga.Krim e vrasje pa fund sot e 40 vjet dhe Kolumbia nuk po del dot nga ky qerthull. Po Afganistani qe eshte prodhuesi kryesor i Heroines?? Edhe ne Afganistan droga ka pjelle vec varferi e krim dhe popullsia jeton ne kushte mizerabel si ne mesjete. Shifni po te doni dhe Meksiken e imagjinoni se si do katandiset vendi yne shume shpejt ne shesh beteje mes bandave te droges. Jo se nuk po e shohin shqiptaret qe ne keto vite shumica e krimeve qe po ndodhin kane lidhje me drogen dhe prishjen e pazareve mes grupeve…

Pra ne perfundim edhe keto shembuj i mora qe te tregoj se droges askush , asnje vend., asnje popull pervec trafikanteve nuk ja ka pare hajrin por vetem sherrin. .Ndaj kjo iniciative megjithese kamuflohet bukur pas termit “mjekesor”duhet shpallur kriminale dhe duhet bere cdo gje per ta ndalur. Duhet ta ndalim sot pasi ne te kundert neser droga do te na vere perpara te gjitheve ..

Atdheu nuk do jete me i yni neser por i bandave dhe trafikanteve. Sot ata kane pushtetin por jo atdheun .Ata neser do vendosin e kontrollojne ketu gjithshka dhe gjithshka do jete e tyre .,edhe pushteti edhe atdheu..Tju pamundesojme projektin sot qe mos te na pamundesojne jetesen ne kete vend neser..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here