Neritan Liçaj: Protesta deri në zgjidhjen e çështjes së TK-së. Denoncime për masakrën ligjore në dy vite të pushtetit korruptiv

0
101

Në një intervistë per “Standard”  aktori Neritan Liçaj flet mbi vendimin e fundit të Qeverisë për kalimin e truallit te Teatrit Kombetar te bashkia e Tiranës. Po ashtu ai komenton aksionin e ardhshëm të aleancës si edhe jep opinionin e tij mbi zgjedhjen e problematikes.

-Në kohën më të rëndë që po kalojmë, të kësaj pandemie mbarëbotërore, në Tiranë politika qeveritare vazhdon punën e saj kundër një vullneti qytetar siç është lufta juaj për mbrotjen e Teatrit Kombëtar, godinës së saj historike, tashmë të certifikuar nga Europa Nostra. Rasti i fundit ka të bëjë me vendimin për t’ja kaluar në pronësi Bashkisë, çfarë do të thotë për ju ky hap i ndërmarrë nga kryeministri, shumë zëra thonë se i hap rrugë shembjes? Për ju çfarë është në të vërtetë ky akt?

Ky akt tregon qartë se pari që kryeministri pasi nuk ka doli me teatrin, hoqi dorë nga Teatri dhe ia faturon kryebashkiakut. Në këtë moment absurditeti del krejt i hapur duke u fokusuar vetem të bashkia e Tiranës. Si mund te jete Teatri Kombëtar një çështje e bashkisë së Tiranës? Teatri Kombëtar i përket gjithë kombësisë shqiptare, jo Tiranës, jo Shqipërisë, por KOMBESISE. Si mund të vendosë një qytet për gjithë kombësinë? Më saktë 10 % qytetit që votoi kryebashkiakun? Më saktë një kryebashkiak ilegjitim nga zgjedhje ilegjitime?
Për të dalë të pyetja juaj, kjo është një levizje e parashikuar prej kohësh nga disa pjesëtarë të Aleancës, për të ridalë te projekti i kullave. Asgjë s’ka ndryshuar, ligji nuk është tërhequr, dhe këtë kryebashkiaku e pohoi vetë me gojën e tij në intervistë.

-Protesta 24 orëshe, si dhe ajo e ditëve të fundit, ku u angazhuan forcat e policisë duke irrituar më tej situatën , a ju ka shteruar fuqinë? Çfarë keni vënë re në këto muaj e muaj rezistencë, çfarë nuk shkon me shoqërinë tonë, me politikën?

Jo energjitë tona nuk kanë shterur dhe e kemi treguar me faktin që me 24 korrikun kemi filluar protestën 24 orë pra çdo minutë dhe kjo tregon që energjitë nuk shteren…Përkundrazi jemi më të motivuar se kurrë ..madje dhe në kufizimet e pandemisë ne kemi vazhduar me roje të kufizuara.

-Me vendimin e fundit të qeverisë Rama, për t’ja kaluar pronësinë e traullit të Teatrit Kombëtar, bashkisë çfarë mendoni se mund të ndodhë? A keni parashikuar hapa të mëtejshëm, si do përballohet kjo situatë?

Është një proces që nuk mund ta parashikojmë. Ne, thjesht përgatisim hapat tonë për çdo skenarë të mundshëm…përveç kësaj kemi filluar një sulm frontal, ligjore me denoncime dhe ndjekje për gjithë masakrën ligjore dhe proceduriale që janë bërë në këto 2 vjet nga pushteti abuziv dhe i korruptuar.

-Veliaj me të marrë “pronën” e Teatrit të “dhuruar” nga Rama, nisi menjëherë deklaratat e tij, me avazin e parë, se godina aktuale e Teatrit është prej kashte, pa dinjitet për artistët, dhe njëkohësisht duke injoruar grupimin që gdhin çdo natë aty, në mbrojtje të tij. Ne e dimë se Teatri tashmë nuk është cështje e artistëve, por çështje e polisit, qytetit, e publikut…Ne, e dimë se ranë dy tërmete të fuqishme dhe u përballua nga godina me jetë 80 vjeçare, keni një mendim pse ndodh kjo kokëfortësi e politikës, bashkisë, qeverisë…përveç arsyes se u kanë dhënë fjalën një biznesi, çfarë nuk është thënë deri tani?

Nuk mendoj se ka dhuruar mendoj se ja ka ngecur por ky është opinion personal….Përsa i përket retorikes bajato histerike të Veliajt s’ja vlen dhe nuk marr mundimin të merrem sepse nuk dua të bëj pis Teatrin duke u marrë me gjuhehelmin Veliaj. Por mund të them se dhe ajo retorike e helmet si funksionon më Veliajt.

-Akademiku Artan Fuga, ndër të vetmit që ka qëndruar consistent, në qëndrimin e tij për mbrotjene Teatrit, tha së fundi se duhet një referendum për Teatrin. Sa të drejtë a të dosmodoshme e shikoni këtë, dhe a mund të jetë tashmë thjesht çështje e Teatrit ky fenomen?

Kjo është një ide e prof. Fugës…të tilla ka plot…lëvizja e teatrit është një lëvizje horizontale.
Le t’a çojë përpara prof. Fuga është i mirëpritur në këtë nismë.

-Në gjithë këta muaj protestë besojmë se është një rast unik, edhe pse politika është mundur ta zhbëjë, ta injorojë si një grupim I vogël, dhe jo vullnet të një mase më të gjerë. Megjithatë ne kemi qenë prezent në protestat e fuqishme të juaja, para presidencës, se si iu bashkuan qytetarët, dhe shënoi një nga protestat më masive, e më paqësore. Nisur nga kjo ide e fundit, a mendoni se forma paqësore mund ta bindë politikën e qeverinë të heqë dorë nga vendimet e saj, që burojnë këtu e 20 vite të shkuara? Ku jeni me këtë besim? Çfarë nuk ka ndodhur në fillim (kujtoj vitin 2000 ) a mund të ndodhë tani?

Personalisht por dhe si Aleancë, ne e kemi treguar që jemi për metoda demokratike dhe paqësore….madje dhe kur jemi sulmuar forcërisht…një rast i paprecedentë mbase në botë në 24 Korrik të vitit të kaluar…ne s’kemi ushtruar asnjë formë dhune por vetëm jemi përgjigjur me rezistencë dhe pse na mbytën me gaz.

-A keni menduar deri ku mund të shkojë rezistenca juaj, nëse vjen një hap konkret tashmë nga Veliaj për shembje, a mendoni se do ketë forcë ky kryebashkiak ta ekzekutojë një vendim të tillë?

Protesta jonë do shkojë deri në zgjidhjen përfundimtare që është shumë pranë dhe për këtë ne jemi plotësisht të vendosur….do i shkojmë deri në fund me çdo kusht.

-Luhet shumë me fjalët “Teatër i ri”, duke nënkuptuar se nga trualli ku është aktualisht teatri nuk do cënohet asnjë metër truall, por do të jetë një teatër i ri. Arkitekti anglez, është tërhequr. Nuk ka në dritë një tjetër projekt. Çfarë tregon sipas jush gjithë kjo vërtitje?

Edhe loja me fjalën teatër i ri, s’do luhet asnjë centimetër është një lojë e konsumuar së cilës dëshpërimisht i rikthehet Veliaj por që nuk i funksionon më, pasi në këto vite kemi treguar të vërtetat që e rrëzojnë dhe tashmë e kanë rrëzuar dhe këtë lojën propagandistike për t’i hedhur hi syve njerëzve…njerëzve u janë hapur sytë dhe kanë parë tashmë qartë.

Intervistoi: L.M

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here