Në mes të pandemisë, Merkel i rikthehet debatit të vjetër, ja akuza për Rusët

0
131

Ndonëse bota po përballet me një valë pándemike të shkaktuar nga Còvid-19 kancelarja Gjermane Angela Merkel i është rikthyer debatit të vjetër me hákerat rus.

Ajo tha se ka prova konkrete që dëshmojnë se ka qenë e shënjestruar nga ana e hákerëve rusë.

“Unë sinqerisht mund të them që ky fakt më shkakton dhembje. Çdo ditë përpiqem të krijoj një marrëdhënie më të mirë me Rusinë dhe nga ana tjetër ka prova kaq të forta që forcat ruse po e bëjnë këtë”, i tha ajo parlamentit gjerman.

Duke i quajtur sùlmet e tilla kíbernetike “më shumë se të pakëndshme”, Merkel paralajmëroi sanksione të áshpra ndaj Moskës.

Shërbimi i inteligjencës së Gjermanisë ka njoftuar në mënyrë të përsëritur përpjekjet e hákerëve rusë, për të spiunuar ligjvënësit ose politikanët kryesorë gjerman.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here