Basha: Rama me duar në xhepat e shqiptarëve, ka vendosur rekord negativ në Europë për mungesën…

0
85

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në një intervistë për FaxNews, është shprehur se Edi Rama ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.

‘Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë, në Ballkan po se po, i cili në këtë kohë pandemie e ka mendjen prapë vetëm të vjedhë dhe të mashtrojë. Është i vetmi kryeministër, i cili harxhon 9 orë në ditë në Facebook ose në Televizor duke mashtruar shqiptarët, ndërkohë që duart e tij të zgjatura janë në xhepat e shqiptarëve, xhepa që janë më të boshatisur se kurrë.

Çfarë bëhet me taksat e shqiptarëve?! Sot  më shumë se kurrë këto taksa duhet të shkonin për shqiptarët. Unë kam takuar në Tiranë, në Durrës dhe kudo nëpër Shqipëri njerëz të cilët janë realisht në pikën e tyre të fundit. Kur e them këtë, nuk e them vetëm nga ana ekonomike, por edhe nga ana mendore. Janë taksapagues që për vite me rradhë kanë paguar taksa, janë njerëz që paguajnë fatura dhe sot, kur kanë më shumë nevojë se kurrë për shtetin e tyre, shteti është në shërbim të 10 oligarkëve dhe të Edi Ramës’, tha Basha.

Pyetje: Z.Basha po ta shikosh është krijuar mendimi se Rama e ka mbushur kupën, por nuk kemi se kush të vijë ose nuk ngjall besim opozita shqiptare. Çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë ka shkuar keq në tërmet dhe në pandemi nga ana e opozitës?

Lulzim Basha: Atë e gjykojnë qytetarët. Ndërsa teza të tilla janë teza që regjimi gjithmonë i hedh në qarkullim. Sa herë që ndodhet para një ndryshimi politik, regjimi mundohet të tregojë se nuk ka alternativë. E vërteta është fare ndryshe.

E vërteta është se si gjatë termetit, ashtu edhe gjatë pandemisë opozita shqiptare ka vepruar me përgjegjshmëri sikur të ishte në qeveri. Nuk ka parë interesa të ngushta politike, nuk ka mbjellë panik, nuk ka ndërtuar politikë mbi fatkeqësinë dhe kjo është hera e parë që ndodh në 30 vite. Dhe kjo është po kështu një ogur i  mirë.

Sigurisht nuk është e mjaftueshme, por është një ogur i mirë për një politikëbërje të ndryshme, moderne, europiane, e cila mbështet interesat e qytetarëve dhe nuk shikon vetëm interesat e ngushta të pushtetarëve apo të partisë. Prandaj, kjo propagandë është rrëzuar.

Shqiptarët e kanë parë prej fillimit sesi ne kemi propozuar prej datës 11 mars platformën ekonomike për t’u ardhur në ndihmë njerëzve, sesi kemi propozuar masat që duheshin marrë me urgjencë, që paratë e buxhetit të zhvendoseshin nga oligarkët, nga kontratat korruptive, nga tenderat e korrupsionit, nga tenderat e luksit, që akoma vazhdojnë, të shkonin sot më shumë se kurrë tek familjet në nevojë, tek njerëzit që humbën vendin e punës, tek njerëzit që nuk arritën të marrin pagat sepse bizneset u mbyllën, tek sipërmarrja, e cila të mos shkojë drejt falimentimit sepse do të bjerë punësimi në pikjatë, siç po bie.

Dhe këtë po tregojnë të dhënat, për shkak se Edi Rama në vend që të ndiqte interesin e njerëzve, vazhdoi t’i shërbejë vetes së tij dhe 10 oligarkëve, sot Shqipëria ka 10 herë më shumë të shpunësuar si rezultat i krizës sesa Maqedonia. Edi Rama dhe PS nën drejtimin e tij, ky pushtet ka vendosur një record të zi, të zi për demorkatët, të zi për socialistët, të zi për të gjithë shqiptarët.

Ka vendosur rekordin europian të mosmbështetjes të njerëzve në nevojë, të mosmbështetjes së biznesit si rezultat i së cilës sot po shkojmë me siguri të plotë drejt një krize të thellë ekonomike. Ky është shqetësimi kryesori i imi, i Partisë Demokratike, kjo është beteja që po luftojmë e do të luftojmë me të gjithë shqiptarët, në mënyrë që të mos e lejojmë që papërgjegjshmëria, makutëria dhe mashtrimi i këtij njeriu ta çojë Shqipërinë në vitin zero.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here