Ngjela bisedë me ish presidentin Bamir Topi: Koronavirusi do të zhduket përfundimisht më 15 maj!

0
157
Kryetari i FRD Bamir Topi, gjate ceremonise se promovimit te librit Perkulja dhe renia e Tiranise shqiptare 1957-2010″, te Kryetarit te PLD Spartak Ngjela, ne hotel Sheraton.

Në një intervistë për Ora News, avokati Spartak Ngjela, ka shpjeguar për mbarë popullin shqiptar, se edhe tre ditë na ndajnë nga shpëtimi përfundimtar, prej Covid-19.

Spartak Ngjela: Rama i po heq kufizimit që të ndihmojë turizmin. Por duke dashur ta ndihmojë turizmin, ai mund të na vërë flakën të gjithëve. Mikrobiologët thonë se temperaturat e larta e shkatërrojnë virusin.

Ne ekspertin shqiptar më të mirë për biologjinë molekulare kemi Bamir Topin. Në një bisedë që pata me të, më tha se sipas studimeve të tij, data 15 maj frenon përfundimisht virusin. Unë e besoj shkencën dhe drejt asaj po shkojmë.

Sipas asaj që mendon z. Topi që është profesor i kësaj dege, atëherë jemi drejt shpëtimit. Shenja e sotme dhe të djeshme, kam përshtypjen që e vërtetojnë këtë konkluzion.

Nëse data 15 është ajo që thotë shkenca atëherë do të kemi shpresë që do të vazhdojmë në përmirësim. Ky është një virus që nuk e studiojmë dot me themel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here