Martin Henze replikon me Yuri Kim: Ambasada e SHBA fantazon, reforma në drejtësi nuk ka bërë asnjë progres

0
126

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim deklaroi sot se reforma në drejtësi në Shqipëri ka bërë progres.

“Reforma në drejtësi ka bërë përparim të prekshëm, por kërkon ende punë… ka ardhur koha që të gjithë udhëheqësit të tregojnë vullnet politik dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese”

Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU-së, ka replikuar ndaj ketij qëndrim të diplomates amerikane.

“Ambasada e SHBA fantazon. Në Shqipëri, reforma në drejtësi nuk ka bërë asnjë progres. 1-Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej dy vite e gjysmë. 2- E drejta e ligjit dhe ndarja e pushteteve janë shkatërruar. 3-Liria e medias është shkatërruar. 4- Korrupsioni, pastrimi i parave plus trafiku i heroinës është rritur. 5- Zgjedhje të paligjshme”,-shkruan Henze në një postim në Twitter, ku i referohet qëndrimit të Ambasadës së SHBA.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here