Gazment Bardhi “nuk i ndahet” kryeministrit: Oligarkët janë në zyrën e Ramës, PD zero varësi prej tyre

0
84

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i ftuar në “Tempora” të Sonila Meços është shprehur se oligarkët ndodhen në zyrën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se, partia që ai përfaqëson ka zero varësi prej tyre.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Gazment Bardhi: Oligarkët janë në zyrën e Ramës. PD zero varësi prej tyre.

Pyetje: A ka oligarkë në Shqipëri? Rama tha jo.

Gazment Bardhi: Oligarkët, natyrisht që ekzistojnë. Ata janë në zyrën e Edi Ramës dhe, bashkë me të zhvasin paratë nga buxheti i shtetit.

Pyetje: Mund të na përmendni disa emra?

Gazment Bardhi: Mund ta nisim me koncesionet apo PPP e inceneratorëve, ku Klodian Zoto që në llogarite bankare ka vetem 1 mijë euro, përfiton rreth 400 mln euro nga 3 koncesione/PPP. Buxheti i shtetit i jep para pa nisur puna në këto inceneratorë dhe kur jemi në situatë si kjo e pandemisë, kur qytetarët kanë nevojë për mbështetje ekonomike, ngre duart dhe thotë nuk kemi para për shqiptarët.

Pyetje: Më thoni një emër tjetër, pa bërë një analizë kaq të gjatë.

Gazment Bardhi: Një tjetër oligark është ai që takson qytetarët shqiptarë për një rrugë publike, siç është kompania “Kastrati”, i cili ka marrë koncesionin e Rrugës së Kombit.

Pyetje: Ndërsa ju thoni emra, ka një akuzë nga Erion Veliaj, që shorehet se Basha u vendos gjoba atyre që i quan oligarkë.

Gazment Bardhi: Nëse ka një gjobaxhi dhe një person që është i lidhur jo vetëm me oligarkët, por edhe me grupe të rrezikshme kriminale që pastrojnë paratë në sektorin e ndërtimit, ai është kryebetonieri në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

A ekziston rreziku i varesisë së PD nga ky grup oligakrësh, të cilët i kanë rezistuar pushteteve?

Gazment Bardhi: Zero varësi. Varësia krijohet në 2 drejtime. Së pari, që të na mbyllin gojën për telë denoncuar aferat ku janë përfshirë. Nuk ka shqiptar të besojë se PD ka mbyllur gojën për ndonjë aferë korruptive. Është opozita, kryesisht PD, ajo që i ka qendruar ballazi çdo aferë korruptive. Drejtimi i dytë është pranimi i financimeve në partinë politike nga këta oligarkë. Si Sekretar i Përgjithshëm po të konfirmoj se, të paktën që nga koha për të cilën unë jam në ketë detyrë, PD pranon zero financime nga këta oligarkë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here