“Rama ka ndarë shqiptarët në dy gjysma”, Spahiu: Mbledhje të përbashkëta me qeverinë e Kosovës vetëm për fasadë, pa asnjë produkt

0
103

Ish deputeti i LSI Përparim Spahiu nepermjet nje statusi ne Facebook, eshte shprehur ashper per qendrim aspak bashkepunese ndaj Kosoves te kryministrit Rama.

Spahiu shprehet se nese Rama do te zhvillonte takime te mirefillta me qeverine e Kosoves, do te kishte edhe produkte te vlefshme per te kapercyer kete krize pandemike, por ne vend te kesaj kryeministri shqiptar i ka ndarë shqiptarët në dy gjysma

Postimi i plote:

Bëri mbledhje të përbashkëta me qeverinë e Kosovës vetëm për fasadë, pa asnjë produkt.

Sot, kur mbledhje e tillë duhej me patjetër, për të bashkërenduar e bashkëpunuar, në të mirë të të gjithë shqiptarëve, Ai, nuk i përgjigjet ftesës së Kryeministrit të Kosovës.

Janë të gjitha mundësitë që me bashkërendim të punëve të të dy qeverive, të mundësohet që kjo krizë të kthehet në një oportunitet të jatëshazkonshëm për turizmin, nga Shkodra në Konispol.

Mbyllja e kufinjve me vende si Greqia dhe Itali, ku shumica e Shqiptarëve pushojnë, nuk ka pse mos të mundësojë hapjen e kufirit me Kosovën (ai kufi nuk duhet të ekzistonte në asnjë rast) madje të diskutohej kjo dhe me qeverinë Maqedonase.

Normal do të ishim bindës për ta nëse do qartësonim pozicionin tonë, ofrimin e kujdesit shëndetësor në Sarandë, Vlorë, Durres e Lezhë.

Por nuk ke shpresë kur vendi drejtohet nga një kryeministër skizofren, njeri inatesh, që ka ndarë shqiptarët në dy gjysma, ata që i do dhe nuk i do.

Dukshëm Albin Kurti hyn te të dytët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here