Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve në Itali, 165 të vdekur në 24 orët e fundit

0
120

Italia mbylli javën e parë të hapjes  dhe të dhënat janë pozitive. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 165 të vdekur dhe 802 raste të reja pozitive me Covid-19.

Numri i viktimave të total është 30560.

Të dhënat në buletinin e ri të Mbrojtjes Civile raportojnë një rënie të personave të shtruar në spital. Sot janë 1027 persona në kujdesin intensiv, 7 më pak se dje. 13618 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 216 më pak se dje. Të izoluar në shtëpi janë 68679 persona (-1295 krahasuar me dje).

Numri i të shëruarve është 105186, 2155 vetëm në 24 orët e fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here