Legalizimi i kanabisit me konsultimet e BE/ Reagon BE: Nuk jemi te perfshire

0
143

Një reagim zyrtar ka ardhur nga zyra e BE në Shqipëri në lidhje me deklaratën e bërë ditën e sotme nga kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Ambasadorin Luigi Soreca.

Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian thotë se nuk është e përfshirë në hartimin e projekt-raporteve për legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore. Ndërkohë kryeministri Rama deklaroi se pas konsultimeve ishte gati drafti për lejimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

Reagimi i zyrës së BE ka ardhur pas interesimit të mediave nëse qeveria shqiptare ishte konsultuar me zyrtarët europianë ne lidhje me këtë draft.

Reagimi i BE: 

Pas disa kërkesave për media, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt-raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here