Avokati Goxhaj zbulon nga kush u sulmua në Sheshin “Skëndërbej”: Ishin veshur me uniforma, kemi audio dhe video

0
138

Avokati Altin Goxhaj gjatë një interviste për Fax Neës zbuloi disa ‘te fshehta’ ne lidhje me protestën që zhvilluan dje në sheshin “Skënderbej”, e cila përfundoi me dhunë.

Goxhaj theksoi se dhuna e përdorur dje është bërë nga miltinatë socialistë të cilët kanë qenë të veshur me uniforma policie dhe nuk kanë asnjë numër identifikimi.

“Nuk na kanë marrë policë, dje na kanë marrë banditë. Policiët e dhunëshëm që kanë rrëmbyer qytetarët janë jo policië, janë njërëz pa numra. Janë aktivistë socialistë të rekrutuar në kohën e instalimit të diktaturës. Këto kanë rekrutuar militante dhe i veshin me uniforma policie dhe i degdisin rrugëve si qen sulmi. Është diktatura dixhitale që po ekseprimetnohet nga klasa politike shqiptare është një diktaturë e re.

Dje ne kemi pare qen sulmi të veshur si policë, po nuk janë policë që do të thotë nuk kanë numrin. Ne kemi videon ku pranojnë që nuk janë policë janë militanët të partisë që i përdorin për të sulmuar policinë. Më lart janë justifikuesit e tyre siç janë gazetarët si Dritan Hila apo Mira Kazhani. Këto janë pjesa e nomoklaturës dhe në krye është oligarkia. Këto që bëjnë censurën. Dolëm dje për ti thënë stop rrënimit, po e rrënojnë ekonominë totalisht. Këta e kanë kthyer Shqipërinë në një diktaturë dhe po na sundojnë.”- tha Goxhaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here