Artan Hoxha: Ç’është ky kryeministër antidemokratik!

0
159

Nga Artan Hoxha-

Kështu thonë andej nga Korça. Kështu bën kjo qeveria jonë. I njeh veç merita vetes. Çdo gjë që shkon mbarë është meritë e saj. Për çdo gjë që shkon mbrapsht, veç ajo nuk ka gisht a dorë.
Kur shumkush, qe ne shkurt, i kerkonte te mbyllte kufijte e te kufizonte veprimtarite, Qeveria jo vetem nuk degjonte por edhe akuzonte per “shkaktim paniku”, “ekzagjerim rreziku”, “perhapje budallalliku”.
Edhe më 2 mars, kur Italia kishte 10 ditë që kishte hyrë në karantinë, Kryerilindësi ynë nënvleftësonte rreziqet e sëmundjes. Kush nuk e kujton a nuk e beson mjafton të lexojë 6-7 paragrafet e para të fjalimit të tij në Kuvend ku pati kohë e energji për t’u marrë me gjithçka tjetër, veç me rrezikun tek porta jo seriozisht.
Nuk vonoi e 10 dite më pas Kryerilindësi kaloi në ekstremin tjetër – na e quajti virusin “armik” dhe përballjen me këtë situatë pandemie “lufta e tretë botërore”. Vendosi masat kufizuese më të rrepta në planet, por edhe me kundërshti e absurditete brenda tyre, pa llogaritur pasojat anësore mbi shoqërinë, psiqikën, ekonominë.
Reagimi me vonesë është tipar i qeverisjes rilindëse. Në shtator ndodhi tërmeti i parë. Familjet, të cilave iu krisën strukturat e banesave nuk u zhvendosën diku tjetër nga qeveria dhe bashkia. Në nëntor, tërmeti i dytë shembi ç’ishte krisur në shtator e zuri brenda disa dhjetëra fatkeqë. Jetë që mund të ishin shpëtuar. Mungesa e mjeteve të skuadrave shqiptare të shpetimit ra në sy të gjithkujt, aq më shumë kur u pa se c’mjete kishin skuadrat e shpëtimit nga vendet e tjera, edhe ato nga Kosova shqiptare. Asnjë njohje gabimi nga rilindja. Me mjetet e fuqizuara të propagandës në dhjetor u hodh në kundërsulm masiv për të ndryshuar kahjen e perceptimit dhe gjykimit publik.
Të njejtën gje beri Kryerilindesi pas marrjes se ktheses per qendrimin ndaj rrezikut shendetesor. Ekzagjeroi masat dhe retoriken ne mars e prill per te mbuluar vonesen dhe budallellikun e vet ne shkurt. Vijon ne maj me te njejten taktike per te bindur dynjane se eshte qeveria me e zonja ne dynja; se vec per shkak te masave te zgjuara dhe/ose kurajoze te saj patem kaq pak te infektuar e te vdekur; se ajo po jep para e mbeshtetje me shume se vendet e tjera, e te tjera levdata si keto.
Sa per rezultatet shendetesore te deritanishme ato jane evidente. Shqiperia hyn ne grupin e vendeve me perhapje me te vogel te virusit dhe te numrit me te vogel te vdekjeve per 1 milion banore. Mbetet per t’u studiuar shkaku se pse ne kete grup hyjne, si rregull, vendet me pak te zhvilluara te planetit dhe Europes, me sistem shendetesor me te prapametur e me te keqpajisur e po keshtu pse ne grupin e vendeve me treguesit me te larte hyjne, si rregull, ato me te pasurat e me sistemet shendetesore me te zhvilluara e me te mirepajisura te Planetit dhe Europes.
Per aq sa i takon qeverise, masat e saj izoluese ska se si te mos kene dhene efektin e vet pozitiv ne perhapjen me te vogel te virusit dhe pasojat me te vogla te tij perfshire vdekjet. Por nuk ka fare vend per kaq vetemburrje e keto masa nuk jane as aq te zgjuara e as aq te guximshme sa propagandohen.
Qeveria nuk ishte ne kushtet kur faktore te tjere kundershtuan veprimet e saj dhe ajo u perball, e vetme, me veshtiresite e vendimarrjes. Thuajse cdo faktor tjeter relevant, politik, shoqeror e mediatik, ishte pro masave kufizuese, per me teper, edhe me shtreguese edhe me te hershme se ato qe ndermorri qeveria.
Por disa masa ishin te pakuptimta e vijojne te jete te ketilla, pa efekt ne rezultatin shendetesor por me efekt negativ ekonomik, social ose psikologjik. C’kuptim kishte mbyllja e dyqaneve elektro-shtepiake, elektronike, apo te veshjeve a plot veprimtari te tjera te ketilla ndersa vijuan te punojne kompanite fason qe punesojne me qindra punonjes ne hapsira te ngushta dhe johigjenike e qe transportohen dy here ne dite ne kushte te papershtatshme ndersa u mbyll totalisht transporti publik?
C’kuptim kishte e ka qe paradite rruget e lulishtet te jene plot e per plot me njerez e makina ndersa pas ores 17.30 ndalimi te jete absolut? Nese s’ka bare, restorante e dyqane hapur hapur c’do bejne tjeter njerezit pervecse shetitje te shendetshme? Pse ndalohet shetitja e shendetshme? C’kuptim ka qe edhe ne qytet edhe ne fshat te jete i njejti ndalim orar? Gjersa gjurmueshmeria e te ifektuarve qenka kaq e mire pse nuk jane masat edhe me te diferencuara ne hapsire edhe brenda bashkive?
Qeverie eshte rremujshme edhe ne ceshtjet ekonomike te lidhura me pandemine. Pse “pagen e luftes” prej 260 mije leke te vjetra per 3 muaj e perfiton vetem kur je subjekt i mbyllur me urdher nga qeveria? Pse mos ta perfitosh edhe kur nuk je mbyllur drejperdrejt por je detyruar te mbyllesh aktivitetin sepse je furnitor i subjekteve te mbyllura e kur ato nuk punojne nuk punon as ti? Pse “pagen e luftes”, gjithsej, 400 mije leke te vjetra e perfiton vetem nese te kane larguar nga puna para dates 10 prill e jo pas kesaj date? Pse per kete page duhet te aplikojne edhe biznese edhe punonjesit e papune kur mjafton te aplikoje vetem te dytet? Pse fondi i garancise shterore per kredi duhej te ishte vetem dhe ekskluzivisht per pagat dhe jo per nevoja te tjera te kapitalit qarkullues te bizneseve ne veshtiresi?
Pse edhe deri 10 maj ka ende shume ankesa per mosmarrje apo mosmiratim te “pages se luftes”? C’eshte ky shtet qe ne me shume se shtate jave as nuk arrin te sqaroje se kujt i takon e kujt jo as nuk arrin t’ua jape “pagen e luftes” atyre qe ka ndare mendjen tua jape?
C’eshte ky shtet te cilit, per te sqaruar njerezit, nuk i dalin te gjithe adresat qeveritare zyrtare, portali i famshem “Shqiperia qe duam”; ato personale te titullareve, FaceBook i Kryerilindesit dhe ERTVja e tij, e u dashkan edhe adresat ne FaceBook te te gjitha emisioneve televizive ku perdite e pernate jane non-stop zyrtaret me te larte duke dhene sqarime.
C’eshte ky shtet, Kryeministri i te cilit ka bindjen se s’ka shqiptar qe te kete vuajtur a vdekur nga uria qe nga koha e Skenderbeut, qe shperndan pakot e kafshates ne mbi 250 mije familje? A eshte varferia kaq e gjere e kaq e thelle? Apo eshte propaganda kaq e genjeshtert? Apo abuzimi kaq i rende?
E se fundmi, c’eshte ky shtet ku ne te njejten dite – diten e Europes – demonstrimi me makina te modeleve te vjetra para stadiumit te ri e neper bulevard lejohet e promovohet ndersa demonstrimi ne sheshin Skenderbej” per nje qendrim tjeter ndaj lirise se levizjes edhe ne kushte pandemie ndalohet e ndeshkohet dhunshem nga polica?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here