Alibeaj komenton ‘reformat’: Drejtësia më keq se më parë, KLGJ s’ka guxim të lexojë Kushtetutën për Dvoranin

0
97

Enkelejd Alibeaj në një intervistë për Ora News thotë se situata sot është shumë më keq nga çfarë ka qenë në periudhën 2007-2009 kur ai ka qenë Ministër Drejtësie.

Qytetarët shqiptarë, thotë Alibeaj, ende nuk kanë arritur të marrin shërbim drejtësie përkundër reformës.

Alibeaj: Problematika është shtuar krahasuar me 10 vite më parë.  Nuk morëm shërbim drejtësie. Sot që flasim nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë dhe sot që flasim nuk ka gjyqtar të nivelit të parë apo Apeli që të jetë i qetë në dhënien e drejtësisë sepse është në frikën dhe presionin e vazhdueshëm dhe konstant të vettigut, pra të largimit nga detyra për shkak të bindjeve politike. Sot nuk ka shërbim të drejtësisë penale. SPAK ka kaq kohë që është formuar, ka disa teste në dorë, më i fundit ky që kemi çuar ne për tendera sekretë dhe korruptivë dhe zero rezultat. Keq më vjen ta them por sot gjendja është shumë më e keqe sesa më parë.

Duke u kthyer pas në kohë, ai kujton sesi u zhbë produkti i arritur me angazhimin e Victoria Nuland për një drejtësi të pavarur.

Dhe rezultat i zhbërjes së këtyre ligjeve sipas tij është rasti i fundit me KLGJ që nuk merr dot përsipër të lexojë Kushtetutën për çështjen e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

Alibeaj: Me kërkesë të opozitës, Victoria Nuland u detyrua të vinte këtu në 2016. Ne e kërkuam për të famshin paragraf 88, që thoshte se kompozimi i organve të reja qeverisëse të drejtësisë KLP dhe KLGJ të bëhej sipas një formule të tillë që brenda këtyre organeve të krijonte kontrollin dhe balancën. Me ardhjen e Nuland u zgjidh në nivel kushtetues. Pasi iku zonja Nuland në dorë e mori Fatmir Xhafaj me Edi Ramën.Nuk bënë gjë tjetër veçse të gjitha ligjet që do të duhet të detajonin formulën Nuland i kthyen përmbys. Në KLGJ dhe KLP, ata që u zgjodhën nga parlamenti ishin njerëz me afilacion të qartë me PS. Cili është fruti i hidhur i kësaj formule Rama-Xhafa- Agaçi -Manja etj? Para disa ditësh KLGJ, organi që do të duhet të jepte drejtësinë nuk mori dot guximin të lexonte Kushtetutën lidhur me çështjen e famshmit gjyqtar Dvorani? E kuptoni sesa e rëndë është?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here