Vasili thirrje Ramës: Tërhiqu nga ky arbitraritet, absurde mbajtja e orareve të kufizimit dhe mbyllja e qytetarëve e bizneseve

0
85

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili nepermjet nje deklarate per mediat i ben thirrje qeverise dhe kryeministrti Rama te heq kufizimet dhe oraret e levizjes.

Sipas tij, duhet të vazhdojë distancomi fizik të respektohet nga qytetarët dhe të zbatohen masat e higjienës personale por kufizimet duhet të hiqen pasi po sjellin pasoja të tmerrshme tek qytetarët.

“Pse Fieri të mbahet zonë e kuqe me një rast të vetëm. Është absurde mbajtja e orareve të kufizimeve dhe mbyllja e qytetarëve dhe bizneseve.
Heqja e menjëhershme e kufizimeve orare të pakuptimta është n ë masë që duhet marrë menjëherë. Duhet të vazhdojë distancomi fizik të respektohet nga qytetarët dhe të zbatohen masat e higjienës personale. Nëse bëhet fjalë për 8 raste të reja nuk përbën asnjë problem për t’u kontrolluar nga sistemi shëndetësor shqiptar, janë të papërfillshme. Po njëherazi me këto masa po ndodhin dy fenomene, një psikozë frike e pandemisë dhe nga ana tjetër pandemia ekonomike që po godet mijëra njerëz që po rrënon qindra e mijëra biznese të vogla, mijëra të vetëpunësuar shqiptarë që ushtrojnë zejtarinë, mijëra të punësuar në bujqësi që vuan për shkak të kufizimit të lëvizjes së automjeteve të shpërndarjes”, deklaroi Vasili.

Ai i cilësoi kufizime politike në shërbim të paranojave të kryeministrit. “Asnjë shifër dhe asnjë fakt nuk i jep të drejtë atij. Sot publikohet që pozitiviteti i shifrave është shumë nën 5%, cilat janë pra arsyet shkencore, sugjerimet ku bazohen që mbajnë kufizime me fasha orare të padëgjuara në Europë. Ky qëndrim arbitrar duhet të marrë fund. I nderuar kryeministër çdo pushtet mbaron shpejt por këto masa arbitrare nuk harrohen se kanë rënduar familjet shqiptare. Tërhiqu nga ky arbitraritet”., i bëri thirrje kryeministrit Rama, nënkryetari i LSI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here