“Turizmi u plagos dy herë, nga tërmeti dhe Covid-19″/ Ekonomisti i njohur: Duhet një plan i integruar për rimëkëmbjen

0
113

I ftuar në emisionin ”Ekopolitkë” nga gazetari Besart Kadia në ‘RTV Ora’, ekonomisti Majlind Lazimi u shpreh se turizmi është plagosur për të dytën herë, në fillim nga tërmeti dhe më pas nga koronavirusi.

Majlind Lazimi: ”Sektori i turizmit është plagosur për të dytën herë pas asaj që ndodhi me fatkeqësinë natyrore të tërmetit të fundvitit të kaluar. Kjo goditja e dytë është akoma më e thellë, më e madhe dhe padyshim që si shumë sektorë të tjerë, turizmi është një nga sektorët më të prekur. Ajo se çfarë na shqetëson të gjithëve, është fakti që jemi vonë në parashikimin e skenarëve të mundshëm. Kemi 2 muaj në karantinë ku emergjenca shëndetësore duket se e kemi kaluar. Ajo që është patate e nxehtë për ekonominë është se si do arrijmë të rimëkëmbemi nga kjo stuhi ekonomike. Duhet të kemi një plan të integruar, të kemi strategji të mirëmenduar, turizimi e ka më të nevojshme se çdo sektor tjetër.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here